TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Tetor 2025, 18:16

Hera e dytë në SPAK? Pse Tom Doshi fsheh arsyet e ngjitjes së shkallëve të Prokurorisë Speciale

Shkruar nga Pamfleti

Hera e dytë në SPAK? Pse Tom Doshi fsheh arsyet e ngjitjes së

Ditën e sotme, kreu i PSD Tom Doshi, ngjiti për të dytën herë shkallët e Prokurorisë Speciale.

Në shkurt të këtij viti ai u mor në pyetje për disa orë dhe në atë kohë deklaroi se ishte për zgjedhjet e vitit 2023 në Rrogozhinë, por që nuk ka lidhje me atë.

Kam bërë një takim ne Rrogozhinë, personi që kam takuar ka qenë në përgjim. Po bëhet hetimi për të gjithë ata”, shprehej ai në atë kohë.

Sot Doshi u mor për më shumë se një orë sërish në pyetje. Kur doli nga SPAK vijoi me të njëjtën melodi, duke u justifikuar se nuk ka lidhje me të.

Mos u shqetësoni, asgjë nuk ka lidhje me mua Siç ka thënë edhe Erioni… kolegët pyesin edhe për gjëra që s’kanë lidhje me ne”, tha ai.

Por mesa kemi parë, ata që ngjitin shkallët e SPAK nuk janë thirrue dhe aq kot apo për punët e të tjerëve. Po ashtu kur thirresh dy herë, situata bëhet edhe më serioze. Ndryshe nga shkurti, sot Doshi nuk dha asnjë indice se përse ishte. Gojët e liga flasin se SPAK ka nisur hetim mbi pasurinë e tij, por duhet të presim dhe të shohim.

 

Lini një Përgjigje