
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pas mbylljes së protestës mbajti një fjalim nga selia e PD-së, ku fillimisht falenderoi protestuesit për pjesmarrjen dhe më pas sulmuoi krerët e policisë. Ai i quajti ata kriminelë që përdoren nga qeveria “Rama”.
Berisha më tej shtoi se deputetë, protestues dhe drejtues të Partisë Demokratike kanë përfunduar në spital për shkak të dhunës së ushtruar nga policia gjatë protestës.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë protestë tjetër, Berisha tha se shumë shpejtë do të njoftohet një tjetër datë për tubimin e radhës.
“Me urdhër të Edi Ramës, Skëndër Balluku, Dokol tradhtari besëpreri bizhga dhe Enton Allushi, shefi i njësisë operaticve kanë treguar fytyra prej vërtetë kriminelësh profesionistë. Nuk kanë asgjë të përbashkët më punonjësit e policisë, por janë kriminelë të ceritifkuiar, të cilët mendojnë se do zmbrapsin një popull të tërë në mbrojtje të dyshesh famëze rama balluku. Dosja Rama Balluku nuk mbyllet deri ditën e fundit të jetës së tyre. Ata janë të regjistruar në analet e këtij populli, hajdutët më të mëdhenj të historisë shqiptare. Nuk ka forcë që i mbron nga ndëshkimit popullor. Skëndër Balluku që mori drejtimin e narko policisë shënjestroi dhe goditi drejtuesit kryesor të PD”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje