TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Janar 2026, 07:33

Policia ndërhyrje gjatë natës para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj dërgohet në spital me ambulancë; i ra bombola e gazit në kokë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

2026 nisi me një protestë nga Shqipëria Bëhet për të kërkuar rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti dhe formimin e një qeverie tranzitore me mandat 1 vjeçar.

Policia ndërhyrje gjatë natës para Kryeministrisë, Adriatik
Adriatik Lapaj 

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj së bashku me mbështetësit e tij u rikthye sërish mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë pas tensioneve të regjistruara mesditën e së dielës, ku gjatë protestës të organizuar nga vetë ai u përplas me efektivët e Policisë.

Në orët e para të mesnatës Policia ndërhyri sërish duke u përplasur me kreun e Shqipëria Bëhet dhe mbështetësit të tij.

Gjatë kësaj  situate raportohet se Lapajt i ka rënë në kokë bombola e gazit, dhe për këtë arsye është dërguar në spitalin Ushtarak për mjekim të specializuar.

Ndërkohë blutë nga ana tjetër kanë shoqëruar dr.Eduart Kaca, anëtar i Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet', që prej 20 ditësh ka ardhur nga Dusseldorfi për të protestuar përballë Kryeministrisë.

2026 nisi me një protestë nga Shqipëria Bëhet për të kërkuar rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti dhe formimin e një qeverie tranzitore me mandat 1 vjeçar.

Adriatik Lapaj madje tha se kush mund ta drejtojë qeverinë tranzitore, që sipas tij nuk duhet të jetë me politikanë, por me profesionistë të pavarur.

Largimin e Edi Ramës dhe qeveri teknike kërkon edhe PD, por Lapaj duket larg bashkimit të forcave me partinë më të madhe opozitare. Dhe shkaku nuk duket se janë veç flamujt partiakë.

Prej 28 ditësh ai sëbashku me mbështetës të Shqipëria Behët qëndrojnë përpara godinës së qeverisë, dhe vetëm rezistenca sipas Lapajt mund ta rrëzojë qeverinë Rama 4.

Edhe pse i sheh si dy lider të ngjashëm, ai përjashton mundësinë që Edi Rama të rrëzohet me të njëjtin skenar si Nicolas Maduro në Venezuelë.

Po ashtu Lapaj nuk e fsheh komunikimin me ndërkombëtarët në Tiranë. Gjatë kohës që qyetarët flisnin mbi podium, mbështetësit e Lapajt ngritën një cadër me mekanizma metalikë, si një formë për t’i mbrojtur ata nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut. Një veprim që nuk u kundërshtua nga forcat e rendit, por shkaktoi një përplasje mes protestuesve dhe oficereve civilë të policisë, të cilët filmonin protestën.

Pas largimit të mediave nga bulevardi, çadra u çmontuat nga forcat e rendit, pavareisht qëndresës nga ana e protestuesve. Përveçse çadrave, policia shoqëroi edhe disa nga mbështëtesit e Lapajt të cilët kundërshtuan forcat e rendit. 

adriatik lapaj dërgohet në spital i ra bombola e gazit në kokë

Lini një Përgjigje