TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2026, 21:25

Përplasjet në protestë, Lapaj: Policët skutha shkulën çadrat barbarisht, 3 aktivistët tanë ndodhen në spital

Shkruar nga Pamfleti
Përplasjet në protestë, Lapaj: Policët skutha shkulën
Adriatik Lapaj

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, së bashku me mbështetësit e tij është rikthyer para Kryeministrisë.

Pas tensioneve në protestën e sotme, ku gjatë protestës të organizuar u përplasën fizikisht pasi efektivët e policisë ndërhynë duke hequr çadrat e vendosura nga aktivistët. 

Në një postim në rrjetet sociale, Lapaj shprehet se nuk do të ndalet. Ai tha gjithashtu se “policët skutha shkulën çadrat në mënyrë barbare, ndërsa shton se 3 nga aktivistët e “Shqipëria Bëhet” ndodhen në spital për mjekim pas lëndimeve që morën në protestën e sotme".

Ai tha se “Shqipëria Bëhet” ka ringritur çadrën poshtë zyrës së kryeministrit dhe se do të vijojë qëndresën e tij e cila është futur në ditën e 28-të.

“Rinia po ikën, vendi po zbrazet, popullsia po plaket. Luftoni për fëmijët tuaj që të mos largohen nga Shqipëria. Për të hequr dy çadra erdhën 300 policë.

Çadrat nuk penguan ambulancën dhe nuk shkaktuan trafik. Pse shteti nuk vepron me të njëjtin intensitet ndaj bandave kriminale? Vriteni frikën, jetoni si njerëz të lirë. Duhet të jemi më shumë në protestë sesa ishim sot.

Nuk e mendoja që do të rezistoja kaq gjatë. Nuk e mendoja që njerëzit do të marroseshin, në thonjëza dhe do të vinin të flinin këtu.

Ai e di vetë sa e vështirë është sepse ka ngritur vetë çadër. Dhe është shqetësuar shumë dhe nuk na lejon ne të vendosin çadra këtu.

Nëse secili nga ju mendon vetëm për vete, oborrin e vet, rrogën e vet, një ditë në një mënyrë ose tjetrën do të jeni subjekt i këtij dhunimi”, tha mes të tjerash Lapaj.

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ore keta vloraket e zinj nga surrati me duket se jane kopile te lene nga marinaret afrikane qe kene bere tregeti me Iliret ne kohe te shkuara. Pse tipa si ky e kane surratin si algjeriane, pse? Ve bast qe po tu beni DNA dalin jo raca jone.

    Lini një Përgjigje