TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2026, 19:03

Përplasjet me policinë, protestuesit e “Shqipëria Bëhet” dërgohen për mjekim te Trauma

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet me policinë, protestuesit e “Shqipëria

Protesta e Partisë “Shqipëria Bëhet” u shoqërua me tensione dhe përplasje, pasi efektivët e policisë kanë ndërhynë duke hequr çadrat e vendosura më herët nga aktivistët. Gjithashtu, policia ka shoqëruar disa protestues, madje duke përdorur edhe forcë ndaj tyre.

Pas tubimit të tensionuar, disa prej protestuesve të “Shqipëria Bëhet” janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se ata kanë marrë lëndime të lehta dhe po marrin ndihmën e nevojshme në Spitalin e Traumës. Mes atyre që u lënduan, ishte edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili mori lëndime në dorë.

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, akuzoi persona civilë se po fotografojnë protestuesit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Lapaj deklaroi se mes turmës ndodheshin “civilë të veshur me xhupa “Louis Vuitton” që i bëjnë foto qytetarëve që më pas ti arrestojnë”.

“Ka civilë me xhup ‘Louis Vuitton’ që po u bëjnë foto qytetarëve për t’i arrestuar. Turp të keni, hajdutë”, u shpreh kreu i Shqipëria Bëhet.

Lini një Përgjigje