Adriatik Lapaj, kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ ka reaguar me tonë të forta ndaj efektivëve të policisë që ndërhynë dhunshëm duke i hequr çadrat e protestuesve që ishin vendosur para Kryeministrisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Heqja e çadrave u shoqërua me tensione dhe përplasje, ndërsa raportohet se disa mbështetës të “Shqipëria Bëhet” janë shoqëruar nga efektivë civilë të Policisë.
Policët janë akuzuar për dhunë, madje edhe ndaj të miturve dhe të moshuarve, ndërsa Lapaj në një reagim shprehet se policia shkatërroi karriget, ngrohëset dhe çadrat.
Ai i drejtoi një thirrje qytetarëve që brenda mundësive të ofronin 100 karrige dhe ngrohësa me gaz, duke dhënë kështu sinjalin se protesta do të vazhdojë pa ndërprerje.
“Doni atë që ju vjedh juve, doni atë që ju vjen me molotov, nuk më doni mua që ju vij si bir i një ish-polici”, ishin disa nga fjalët që Lapaj iu drejtoi punonjësve të policisë.
Ai vijoi akuzat duke thënë se policia nuk dëshiron qytetarë që protestojnë paqësisht, por, sipas tij, u shërben personave që nxisin dhunë. Lapaj përmendi gjithashtu emra të tjerë zyrtarësh të lartë, duke i akuzuar për nënshtrimin e Policisë së Shtetit ndaj interesave politike.
“Nuk më doni mua që ju respektoj, doni ata që vijnë me molotovë,” u shpreh ai, duke theksuar se protesta e zhvilluar prej tij dhe mbështetësve ka qenë paqësore dhe pa incidente.
Sa te jete Proda krimineli ne krye, policia do jete e inkriminuar.
Si ben Llapaj, si Vojo Kushi, edhe kur flet me zgjon mallin e komunisteve ne 1944-en: Do hame me luge floriri, barazi…! Sa erdhen zune qeverine filluan kerbaçin e hajdutllekun. O Llapa, po ik o xhan se nuk te beson njeri, e kemi degjuar kete kenge njihere