
Lapaj vijon qëndresën e tij poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama që prej datës 8 dhjetor.
Siç ishte paralajmëruar, ka nisur protesta e "Shqipëria Bëhet" para Kryeministrisë, ku kërkon largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Një emrat më kryesorë të kësaj protestë ka qenë aktori Genti Kame, i cili gjatë fjalimit u ka bërë thirrje publikisht të gjithë profesionistët e këtij vendi të reagojnë përballë asaj që ai e cilëson si një sistem të kapur dhe të kalbur nga maskarenjtë.
“Arsimtarë, flisni, se po nuk folët ju, do të dëgjohet rrugaçëria në këtë vend. Ushtarakë, policë, keni bërë një betim për ta mbrojtur këtë vend. Flisni! Se po nuk folët ju, do flasin tradhtarët. Inxhinierë, njerëz që e keni ndërtuar këtë vend, flisni! Se po nuk folët ju, do ta shkatërrojnë këtë vend. Agronomë, bujq, zooteknikë, flisni, ngrini zërin, se po nuk folët ju, do ta thajnë këtë tokë. Njerëz të profesioneve, intelektualë, flisni, se po nuk folët ju, po nuk folët ju në shesh, në ato zyra do të futen maskarenjtë”, deklaroi ai.
Më pas foli kreu i lëvizjes, Adriatik Lapaj, akuzoi qeverinë për mashtrime dhe dështim të plotë. Ai përmendi dhe aksionin e SHBA në Venezuelë.
"Sot jemi në ditën e 28-të të qëndresës qytetare përballë hajdutërisë! Sot bota është me ne, se matanë oqeanit një diktator ra, këtej oqeanit një autokrat na ka përballë! Miq, vëllezër, nëna, motra, të rinj, gjyshër, prindër! Kjo është një përballje, në të cilën na futët dhe ne besojmë, sikur ju të gjithë, se kjo është një rrugë e drejtë! Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të na sjellë ujë. A kemi ujë sot, po apo jo? Jemi përballë atij që erdhi në pushtet për të vendosur rend e ligj. A kemi sot rend e ligj, po apo jo? Jemi përballë atij që erdhi për ta shpërbërë modelin e oligarkisë së Sali Berishës. Kemi sot një oligarki të shpërbërë, po apo jo? Jemi sot përballë atij që erdhi për të luftuar krimin dhe drogën. A kemi sot drogë, po apo jo?", tha ai.
Duke i cilësuar qytetarët si të poshtëruar nga një regjim që i sheh si “numra”, Lapaj bëri thirrje për zgjim shoqëror: “Ne nuk mund të kemi frikë të jetojmë, të çohemi për fëmijët tanë, për prindërit tanë, për të mos u trajtuar si mbeturina. Shqiptarët nuk janë qenie biologjike; ata meritojnë të jetojnë me dinjitet”.
Adriatik Lapaj: Ne jemi të gjithë bashkë, jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në botë, Edi Rama! Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut! Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut! Ai tha se ka 83 mandate. Le ta marrim se gjashtë ne ka fituar me dinjitet, që s'është e vërtetë. Dhe unë kam për ju një konstatim dhe një pyetje. A ia dha populli 83 mandatet që ta vjedhë? Që ta përdhunojë? Që ta tallë? Ato mandate sot kanë zero vlerë, sepse populli e di të vërtetën. Këta na vjedhin! Kjo është një betejë kundër frikës. Ju këtu jeni njerëz të lirë, të jeni publike të frikës. Dhe unë dua t'ju them për çfarë jeton njeriu. Për të ngrënë e për të shkuar, të bëjë nevojat biologjike?
Shqiptarët nuk janë thjesht qenie biologjike, janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet. Kemi 27 ditë që flemë në këtë shesh. Regjimi i hajdutërisë së Edi Ramës, për turpin e vet, nuk ka kërkuar një orë, një ambulancë, edhe pse është protokoll i çdo vendi normal, të na bëjë një kontroll, të na masë tensionin, të na masë elementët e tjerë në gjak, sepse për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë, sepse ata na shohin thjesht si numra! 27 net në qiell të hapur, në të ftohtë, sepse ata nuk na kanë lejuar me bandat që janë inkorporuar në Policinë e Shtetit, të ngremë çadra, për të jetuar e protestuar me dinjitet. Dhe kush? Edi Rama, që këtë bulevard e shtroi të gjithin me çadra. Edi Rama! O hajdut, o hajdut, o hajdut! Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut! Edi Rama, o hajdut! Por ne po e sfidojmë frikën. Ne nuk mund të kemi frikë të jetojmë. Ne nuk mund të kemi frikë që t'u themi, jeni hajdutë! Ne nuk duhet dhe nuk mund të kemi frikë që të çohemi për fëmijët tanë, që të mos ikin më nga ky vend. Ne nuk mund të kemi frikë që të çohemi e të luftojmë për prindërit tanë, që të mos trajtohen si mbetje, që t'i hedhin nga një kontener përfundimisht me bonuset e tyre. Ne jemi këtu për të vrarë frikën, për çdo të ri që duhet ta shohë të ardhmen në shtëpinë e vet, në atdheun tonë!
Mëngjesin e sotëm, kreu i kësaj partie, Adriatik Lapaj ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shkruante: “Duke u bërë gati! Në 12.00 përballë hajdutëve te Kryeministria! Ju pres!”.

Lapaj vijon qëndresën e tij pa ndërprerje poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama që prej datës 8 dhjetor.
Ai është shprehur se nuk proteston si politikan apo përfaqësues i një partie, por si një qytetar i thjeshtë. Gjithashtu ai u ka bërë thirrje për bashkim dhe partive të tjera opozitare, me kushtin që të protestojnë pa logo.
Kjo protestë vjen pas asaj që u mbajt me 20 dhjetor, ku qindra qytetarë iu përgjigjën thirrjes së Lapajt.
Lapaj u shpreh dje ndër të tjera, se qeveria e Ramës ka lënë shqiptarët pa ilaçe jetike, duke e kthyer shëndetësinë në privilegj për ata që paguajnë.
"Ju pres të gjithëve, merrni të afërmit, kush nuk është dakord me hajdutërinë", shprehet Lapaj.
Për shkak të protestës së lajmëruar nga Adriatik Lapaj që pritet të zhvillohet sot në orën 12:00 përpara kryeministrisë, policia e Tiranës ka hartuar një plan masash lidhur me mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor.
Nga ora 11:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë kufizim të qarkullimit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në segmentin nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Ky kokrra e mashtrusit, kelysh Sorrosi. Llapaj kellire hajdute linje vazhdim e komunisteve te PS. Ata qe dalin ne proteste paguhen nuk del populli per kete kellire