
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur lidhur me arrestimin e presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA.
Ajo u shpreh se e rëndësishme është qëndrueshmëria e vlerave demokratike. Deputetja e PD thekson se demokracia nuk ka standarde të dyfishta dhe se koha e maskave po mbaron.
"Kur propaganda shembet dhe e vërteta del në dritë. Autokratët njihen mes tyre, mbrohen mes tyre dhe bien njësoj.
Demokracia nuk ka standarde të dyfishta: ose je me lirinë, ose kundër saj. Koha e maskave po mbaron", shkruan Vokshi në Facebook.
kjo eshte pjese e maskarenjeve majtas dhe djathtas dhe pjelle e maskarenjve