TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2026, 15:49

Pas heshtjes së Ramës, flet Spiropali: Shqipëria mbështet sulmin amerikan ndaj regjimit të Maduro-s

Shkruar nga Pamfleti

Pas heshtjes së Ramës, flet Spiropali: Shqipëria mbështet

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Shqipërisë për veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër regjimit të Maduro-s në Venezuelë.

Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës”, shkruan Spiropali, në një moment kur vetë Kryeministri Rama vijon të mos ketë qëndrim zyrtar për këtë zhvillim madhor ndërkombëtar.

Ministrja theksoi mbështetjen për Sekretarin e Shtetit amerikan, Marco Rubio, duke vlerësuar “lidershipin e tij të fortë në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.” Ajo nënvizoi gjithashtu se Shqipëria, si një aleat i palëkundur i SHBA dhe anëtar i NATO-s, është e angazhuar për mbrojtjen e parimeve demokratike dhe sigurisë globale.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale. Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës. Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale”, shkruan Spiropali.

Ky reagim vjen në një moment ku opinioni publik shqiptar po kërkon qartësi nga lidershipi i vendit, ndërsa vetë Edi Rama nuk kanë shprehur asnjë qëndrim për operacionin që çoi në rrëzimin dhe arrestimin e Nicolas Maduro-s.

 

3 Komente

  1. E
    Ervis

    Foli hajdutja e doganave! Rama do arrestohet nga SPAK si Maduro

    1. v
      vk

      Ka ngelur Politika e Jashtme ne buzet e Spiropalkes!!! O sa poshte kemi rene si vend! Fshati me i humbur i Perandorise Otomane.

      1. e
        eno

        Cudi si nuk u shpreh Rama! Ai mezi pret kete lloj protagonizmi. Kjo tregon qe Rama ma la. E ka te percaktuat fatin e tij. Deshtoi dhe falimentoi si askush tjeter. Do marri ate qe meriton mgjse me shume vonese.

        Lini një Përgjigje