Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë daljen e tij të parë për vitin 2026.
Në komunikimin e tij Berisha dha një koment edhe për zhvillimet e ndodhura në Venezuelë, pas sulmeve të SHBA në Karakas dhe arrestimin e Maduros. Berisha u ndal edhe tek deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se ka sulmuar hapur drejtësisë.
Duke e krahasuar me Maduron, Berisha u shpreh se Rama nuk është aspak më ndryshe nga ky e fundit duke e cilësuar si “Ramaduro”.
"Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar.
Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij.
Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro.
Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve. Të dashur miq, sot gjithashtu populli iranian është në rrugë kundër regjimit të ajatollahëve. Qytete të tëra të Iranit janë përfshirë nga protesta të fuqishme. Le të urojmë që Ajatollahu dhe suita e tij të kenë sa më shpejt fatin e Maduros.", tha Berisha.
edhe rama
Plaku Mere nese ke harruar qe ti e krijove sistemin e korruptuar, ti e ngrite ne kult vjedhjen e votes, nuk kane harruar mijera e mijera demokrate te vertete dhe njerez te thjeshte te ketij vendi. Qerrohu nje ore e me pare, bashke me Edi Krimin dhe kastat tuaja te korruptuara.