TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Janar 2026, 08:27

A do përfshihet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet asnjëherë “jo” për të ardhmen

Shkruar nga Pamfleti

A do përfshihet në politikë? Lea Ypi: Nuk thuhet

Shkrimtarja Lea Ypi la të hapur mundësinë për angazhim politik në Shqipëri, pavarësisht se për momentin jeta e saj është e ndërtuar në Britaninë e Madhe.

Në një intervistë në “Off the Record” në A2 CNN, Ypi tha se njeriu nuk thotë asnjëherë jo për të ardhmen.

Mendoj që ne të gjithë jemi të angazhuar në politikë, në kuptimin e pushtetit. Latinët kishin një shprehje që thoshte “ars longa vita brevis”.

Pra arti është i gjatë, jeta është e shkurtër. Pushteti politik ka jetën shumë të shkurtër dhe ka atë energjinë që merr në atë jetë të shkurtër shumë të madhe dhe krijon një iluzion plotfuqie. Unë mendoj që ndoshta dhe kjo vjen dhe nga qasjet dhe nga ato leximet politike që kanë bërë filozofia, apo filozofët politikë që më interesojnë dhe një reflektim që në fakt pushteti që ushtrohet në këtë mënyrë nuk është e vetmja formë pushteti”, u shpreh ajo.

Sipas saj, “pushteti merr forma të ndryshme dhe nuk kam domethënë deri tani, nuk kam ndonjë interes ose ndonjë ambicie që të ushtroj pushtet në kuptimin e vendimmarrjes të këtij aspekti, të vendimmarrjes institucionale, sepse mendoj që ka forma të tjera në të cilat njeriu kontribuon në shoqëri”.

“Ne të gjithë kemi këtë rol dhe të gjithë marrin pjesë në mënyrat që dimë dhe mund të bëjmë dhe nuk është e thënë se dikush që është intelektual i mirë apo gazetar i zoti është edhe politikan i mirë.  Kështu që unë nuk e di, nuk e kam menduar veten në politikë. Njeriu nuk thotë asnjëherë “jo” për të ardhmen, por për momentin kam prioritet librat, shkrimin, angazhimin me lexuesit. As nuk dua as t' hap as mbyll”, tha ajo.

 

4 Komente

  1. F
    Fiqiriu

    Kjo përgjigje lakonike, nga nje person mëse mediokër dhe pa asnjë llojë spikatje talenti, lë të kuptosh se dikush po i përgatit “vendin” në politikë. Për momentin “shitet” nëpërmjet propogandimit mediatik, për të përgatitur opinionin publik, si një intelektuale me vlera të mëdha që mund të oftojë një kontribut të çmuar në jetën politike. Skemë e vjetër propoganduese!! E hodhi “ gurin” ashtu si padashje se e majta dhe e djathta në Shqipëri nuk kanë ndonjë ndryshim esencial por synojnë integrimin europian. E thënë shqip, mos u habisni kur një intelektuale e madhe, pinjolle e së djathtës historike të ulet në krye të PSsë se për të mirën e kombit po e bënë. Edhe “djalit” politik të Nanos që do fluturojë në kolltukun që po ja ngrohë Begaj, do ti duhet shumë kjo kartë, një figurë e pastër, jo dardhëngrënëse bile bile e djathtë me origjinë që merr në dorë të ardhmen e shkëlqyer të partisë. Një rilindje brenda rilindjes.

    1. i
      ilaria

      Koment i trilluar dhe i gabuar. Bindjet e majta të Lea Ypi janë të dokumentuara dhe të palëkundura; nuk ka asgjë politike në supozimet e tuaja.

    2. M
      Mali Mali

      Boll ke shkruar por ec e jepi nje dore politikes ne Shqiperi...

      1. T
        Tony

        Kjoi nuk duhet te vihet ne krye se eshte nga ata Ypet bashkepunetore me fashizmin. Qe ne fillim kur plasi Djerokracia gabimi filloi me zgjedhjen e fitoren e ish Enveristeve e ish fashisteve. Jo, duhej te viheshin ne krye pjesa e pa nderlikuar nga te dy anet e keshtu do ishte me qetesi, barazi e integritet. Tani qe i ka marre muti shalet nuk ka Zot e dreq qe t'i ndreqe punet. Pse? Sepse ata qe u vune ishin nga shpirti te shitur e u shiten me keq e ja ku jemi tani.

        Lini një Përgjigje