TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2025, 19:26

Antisemitizëm i importuar: kërcënime ndaj rabinit dhe propagandë erdoganiste në Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti
Antisemitizëm i importuar: kërcënime ndaj rabinit dhe
Rabini Joel Kaplan /

Procedimi i një fanatiku zbulon një fushatë të dirigjuar nga jashtë, që synon të prodhojë urrejtje atje ku shoqëria shqiptare nuk e ka

Para disa ditësh, policia ka proceduar një personazh i cili prej kohësh, në mënyrë publike në rrjetet sociale, kërcënonte hebrenjtë dhe shtetasit izraelitë në Shqipëri.
Drejtoria e Antiterrorit ka proceduar njërin nga këta persona, një fanatik islamik me inicialet B. G. nga Vlora, i cili sulmonte dhe kërcënonte publikisht kryeklerikun hebraik të Shqipërisë, rabinin Joel Kaplan.

Procedimi i këtij personazhi, i cili është një lloj influenceri në rrjetet sociale për komunitetin që pretendon të përfaqësojë, ka ngjallur reagime të forta nga mediat erdoganiste në Shqipëri. Këto media, prej kohësh, kanë ngritur stekën e diskursit antisemit në vend, duke mos lënë asgjë pa thënë kundër hebrenjve dhe Izraelit.

Një nga këto media e konsideron procedimin e influencerit që kërcënonte një klerik hebre si një “akt paturpësie të shtetit shqiptar si puthador i Izraelit”.
Tituj që të kujtojnë faqen e katërt të Zërit të Popullit të kohës së Enver Hoxhës.

Rasti i B. G.-së nuk është i vetmi. Prej kohësh, autoritetet dhe diplomatët izraelitë në Shqipëri kanë ngritur alarmin për një rritje të antisemitizmit. Edhe për një vëzhgues të jashtëm, është e qartë se ky fenomen nuk buron nga shoqëria shqiptare, por është i orientuar dhe i dirigjuar nga lart.

Izraelitët e kanë kuptuar me kohë se kjo nuk është gjë tjetër veçse një lojë e dirigjuar, e mbështetur dhe e financuar nga Turqia. Fillimisht nuk kanë reaguar, pasi është vënë re se gjithë ky mllef dhe urrejtje nuk kanë sjellë asnjë efekt real në komunitetin shqiptar. Ashtu si më parë, respekti dhe marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe hebrenjve kanë vijuar të jenë të mira.

Në vitin që po lëmë pas, turistët nga Izraeli zënë një pjesë të konsiderueshme të vizitorëve në Shqipëri. Ata jo vetëm që nuk kanë hasur në asnjë problem, por kanë përhapur impresione pozitive për shqiptarët në rrjetet e tyre sociale.

Pikërisht ky impakt pozitiv ka irrituar Ankaranë, e cila ka urdhëruar rritjen e dozës së sulmeve mediatike ndaj Izraelit, për të krijuar artificialisht idenë e një ndjenje popullore kundër hebrenjve në Shqipëri.

Megjithatë, këto zhvillime nuk i kanë shqetësuar seriozisht autoritetet izraelite, të cilat i kanë parë si shfaqje tragjikomike të shtyra me zor. Por kur rritet doza e kërcënimit dhe kur objektivi bëhet një klerik fetar, atëherë situata merr një dimension tjetër dhe bëhet serioze.

Skandali ka arritur një pikë të pakëndshme, pasi televizione të caktuara u japin hapësirë personazheve tragjikomikë që sulmojnë hebrenjtë dhe përhapin propagandë antisemitiste. Një nga këta është edhe një komplotist i njohur, i cili u bë i famshëm duke botuar i pari librin e Hitlerit Mein Kampf në Shqipëri./Pamfleti

antisemitizmi propagandë erdoganiste rabini joel kaplan

6 Komente

  1. L
    Lira

    Duhet te duam veten se pari ne Shqiptaret e vertete. Mjaft i mbajtem gjarperinjt ne gji, i ushqyem dhe tani po na ushqejne me helmin e tyre, po mundohet te zhdukin cdo vlere shqiptare. Dikush ka ditur dicka per to, por ne si bujare dhe mikprites te medhenj vepruam dhe po e pesojne. Babai Im thoshte-Sipas kokes festen

    1. A
      A. B.

      Sa të pafajshëm. 80% e hebrenjve e quan të drejtë vrasjen e palestinezëve përfshirë fëmijët. Vetëm rabinni mos ofendohet

      1. O
        Opionisti

        Mund te hetohete nga prokuroria know po bene propaganda si green serbe dhe rus

        1. T
          Tony Stoiku

          Ketyre muterve te dy paleve e te gjitha paleve tregojuni deren qe populli Shqiptar te jetoje ne qetesi. Ne mos do krijojne Gaza, ottomanizma e izma e izma. Pak kemi vuajtur nga keto. A e dini qe cifutet kane pas parashikuar qe te vendoseshin ne trojet tona te krijonin Izraelin, ish Ottomanet akoma enderrojne ish perandorine e tyre, grekofaqet permes kishes orthodokse synojne Epirin, Italianet serish enderroijne Perandorine Romake, Sllavet e qelbur bashke me ruset nomade Aziatike duan te shkojne deri ne Atlantik. Kendoni dokunenta e germoni arkiva te hapni syte o mjerane e qeroni egjerin nga gruri. Shtrengoni radhet e mbani njeri tjetrin. Amelika, Amelika e tani ku eshte Amelika!? Deri dje niste diversante kunder Shqiperise nga Beogradi, Italia e Greqia e sot na ka lene ne balte. Ne 1997en Amelika bente sehir, na carmatosi e na la ne mes te rrugeve si sot Ukrainen. Mbani radhet e mos u jepni miniera, ishuj, troje, prona e nenshtetesira se te huajve, duke filluar qe nga Kosova. Neper plazhet e qytetet tona jane ngritur estate agency qe u shesin ruseve, ukrainasve e cdo lloj qelbesire prona e biznese. Mos, mos, se do ndeshkoheni rende nga fati.

          Lini një Përgjigje