TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2025, 08:52

Dëmet nga zjarri, qeveria Rama nis kompensimin për banorët pas 5 muajsh

Shkruar nga Pamfleti
Dëmet nga zjarri, qeveria Rama nis kompensimin për banorët pas 5
Nis kompensimi për dëmet nga zjarri

Ministria e Mbrojtje ka njoftuar se që nga dita e djeshme ka nisur nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive

Në dispozicion janë vendosur 191.5 milionë lekë për 10 bashki.

“91.5 milionë lekë të vendosura në dispozicion për 10 bashki. Që nga dje ka nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025, nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile drejt bashkive”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Kryeministri Edi Rama deklaroi që në 15 Gusht se do të rindërtohen falas shtëpitë e dëmtuara nga zjarret si dhe do të kompensohen bagëtitë e humbura.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se “kujt humbi shtëpinë do t’ia rindërtojmë falas dhe kujt humbi krerët do t’ia rifinancojmë një më një”.

“Vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të realizohet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të veçantë, e cila nis me evidentimin e tyre nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve. Ky grup realizon inventarizimin e dëmeve në banesa infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe plotëson formularët me kostot financiare”, tha Rama.

Por nga 15 gushti, sot më 31 Dhjetor është dhënë lajmi nga qeveria nisur kompensimi për dëmet nga zjarret në periudhën 15 Qershor – 15 Shtator 2025.

nis kompensimi për dëmet nga zjarri

Lini një Përgjigje