TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Dhjetor 2025, 19:48

Rama uron Vitin e Ri: Sot Shqipëria përfaqëson një realitet tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Rama uron Vitin e Ri: Sot Shqipëria përfaqëson një realitet

Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve përmes një mesazhi publik, ku ka theksuar se mazhoranca socialiste, sipas tij, ia doli të ndryshojë rrënjësisht Shqipërinë dhe ta orientojë drejt Europës. Rama e ka paraqitur bilancin e qeverisjes si rezultat të drejtpërdrejtë të forcës politike që ai drejton, duke e lidhur të ardhmen europiane të vendit me mandatin e Partisë Socialiste.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë ka deklaruar se objektivi “Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian” nuk erdhi si pasojë e rrethanave, por si produkt i qeverisjes socialiste. Rama ka theksuar se Shqipëria ka fituar peshë ndërkombëtare, duke përmendur faktin se brenda 18 muajve vendi do të presë një takim të udhëheqësve të NATO-s. Sipas tij, sot Shqipëria përfaqëson një realitet tjetër dhe nuk e ul më kokën e asnjë shqiptari jashtë kufijve të saj.

Rama ka renditur edhe disa tregues konkretë, duke pohuar se në tre vitet e fundit Shqipëria ka ngjitur 54 vende në renditjen globale për qeverisjen digjitale, duke u pozicionuar e 14-ta. Ai ka deklaruar se platforma e-Albania u ka kursyer qytetarëve 620 milionë euro, ndërsa pas sulmit terrorist kibernetik, qeveria ka ndërtuar një nga sistemet mbrojtëse më të forta në Europë.

Mesazhi i Vitit të Ri nga kryeministri u fokusua tek arritjet dhe ambiciet afatgjata të qeverisë, pa ndalur tek problematikat sociale dhe ekonomike që vijojnë të mbeten shqetësim për një pjesë të madhe të qytetarëve. Rama e mbylli urimin me theksin tek besimi i përbashkët te Shqipëria dhe rruga drejt Bashkimit Europian, duke e paraqitur këtë objektiv si vazhdimësi të qeverisjes socialiste.

5 Komente

  1. m
    mona

    O burra vidhni po leri urimet o trim

    1. E
      Ervis

      Ik o kolere, vampir gjakpires hajdut skizofrenik!

      1. e
        emilio

        C'ben ky , akoma provokon. Po ik o njeri na ler ta festojme te qete. Se kemi janarin perpara.

        1. b
          berti

          Na u nxi ekrani. Ky uron dhe neve na kujtohet betoni qe po na merr frymen, 20 ml euro km autostrades, Tenderat e Ballukut, Gys koordinatori, vera 33 .000 eu shishja, avioni privat e sa e sa te tjera dhe na ngec ne fyt. Na u shpife o i gjate. Ik vete sa nuk eshte vone.

          1. M
            Mali Mali

            Meqenese KM thote jane kursyer 600 milion euro nga futja e sistemit digjital ne sherbime, i them se kam mbi 2 vjet qe kerkoj certefikate pronesie mer nje objekt te legalizuar, ku kam te gjitha faturat e pagesave te bers sipas ligjeve, dhe akoma nuk jam pajis me certefikate. Tani jam ne kerkim te nje sekseri per te paguar nje shume te majme....Pra kemi shkuar shume me keq se me pare kur plotesonim nje formular ne sportel dhe per 2 jave merrnim dokumentin. Ndoshta jane ulur shpenzimet per shtetin por jane shumefishuar per qytetari.

            Lini një Përgjigje