Nga best seller akademik në skenarin e pasardhëses politike: sinjalet e një “desantimi” të përgatitur mes krizës së mazhorancës dhe presionit ndërkombëtar
Lea Ypi, profesoresha e njohur e filozofisë, përkatësisht e materializmit, në London School of Economics, prej vitesh është kthyer në një best seller me librat e saj biografikë. Këto vepra ajo i prezanton jo vetëm në Britaninë e Madhe, por pothuajse në të gjitha qendrat kryesore europiane: Francë, Gjermani, Zvicër, Suedi, Danimarkë, Itali etj.
Këto prezantime kanë pasur rëndësi të veçantë në mjediset akademike dhe në establishmentin politik të së majtës europiane.
Ndërkohë, mediat më të rëndësishme britanike dhe europiane, që nga The Guardian, Observer, Le Figaro, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Corriere della Sera etj., kanë shkruar gjerësisht gjatë këtij viti për biografinë e një ylli në ngjitje të së majtës globale, që vjen nga një familje me origjinë fisnike, e persekutuar gjatë regjimit komunist.
Profesoresha shqiptare konsiderohet si një nga dhjetë mendimtarët më në zë të kontinentit dhe një nga intelektualët që artikulon dhe mbron më qartë pikëpamjet e së majtës.
Lea Ypi nuk është një aktiviste klasike, siç janë shumë figura të së majtës në Europë, të cilët njihen më shumë për zhurmën rreth çështjeve të caktuara, si Gaza apo të drejtat civile. Ajo është një intelektuale që e trajton humanizmin si pjesë integrale të shoqërisë. Me fjalë të tjera, ajo qëndron më afër një qasjeje centriste të së majtës, larg ekstremeve fanatike.
Ypi është gjithashtu anëtare e Akademisë Britanike dhe pjesë e një qendre intelektuale europiane ku formësohet mendimi i së majtës globale. LSE është një nga qendrat më të njohura të këtij formësimi, e financuar nga fondacionet Soros.
Edi Rama e ka promovuar Lea Ypin në nivele të larta ndërkombëtare, duke u dhuruar kopje të librit të saj, në gjuhët përkatëse, krerëve të shteteve që ka takuar. Ky është një sinjal i qartë, i lexuar më shumë politikisht sesa letrarisht.
I gjithë ky operacion “rastisi” në një moment të veçantë politik, kur lobet brenda rrjetit Soros mbështetën Erion Veliajn si pasardhës të Edi Ramës.
Në vitin 2024, gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, kjo u bë e dukshme, kur Blinken takoi kryebashkiakun e Tiranës dhe i përcolli Edi Ramës mesazhin për të “hapur krahun”.
Pikërisht atë ditë përfundoi në SPAK edhe letra e famshme anonime e Nesti Angonit, e cila më pas çoi në goditjen ndaj Erion Veliajt. Gjatë kësaj periudhe, konkretisht në vitin 2025, Lea Ypi pati një vit shumë të suksesshëm në lançimin e saj europian.
Ndërkaq, në dhjetor, në momentin më të vështirë për mazhorancën, pas goditjeve të SPAK ndaj kupolës së Edi Ramës, Lea Ypi zbarkoi në vendlindje.

Fillimisht, ajo mori titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, qytetin e saj të lindjes.
Qytet ku profesoresha Ypi kaloi edhe festat e fundvitit, duke dhënë një mesazh me kuptim të veçantë për rikthimin:
“E kalova natën e Vitit të Ri me familjen, miqtë e vjetër dhe të rinj, duke diskutuar për librat, politikën, letërsinë dhe angazhimin politik, duke filluar, siç kam ndërmend, për të vazhduar! Ju uroj të gjithëve një vit të mrekullueshëm 2026, me gjithë mirënjohjen time për mbështetjen këtë vit!”
Ky është një mesazh i qartë që flet për një fillim të rëndësishëm në jetën e saj të angazhuar, të cilin ajo e ka përmendur edhe në një intervistë televizive, në një nga emisionet politike në Tiranë. Një deklaratë që e sheh hyrjen në politikë si mundësi, por pa përcaktuar një afat konkret.
Megjithatë, të gjitha këto zhvillime nuk duken rastësi dhe krijojnë një panoramë më të qartë se faza e përgatitjes së Lea Ypit ka përfunduar, ndërsa tani ka nisur koha e aktivizimit.
Një angazhim politik që, për një figurë me peshë ndërkombëtare dhe intelektuale, nuk do të kishte kuptim në një rol të dorës së dytë, por vetëm në një pozicion lidershipi të nivelit të parë.
Pra: lidere e mundshme e socialistëve, kryeministre “teknike” deri në anëtarësimin në BE, apo pasardhëse e Edi Ramës, në një moment të përcaktuar nga vetë “mbreti”?
Duket se kemi të bëjmë me një negociatë në distancë mes Edi Ramës dhe ndërkombëtarëve, të cilët po i kërkojnë zbatimin e një “date skadence”.
Lea Ypi nuk ka asnjë lidhje familjare apo historike me PS-në, pasi vjen nga një familje e persekutuar dhe me të shkuar të djathtë. E djathta shqiptare, deri më tani, e ka bojkotuar plotësisht aktivitetin e saj dhe nuk ka shprehur simpati, duke e parë me xhelozi provinciale çdo ide për një katapultim politik.
Ndërkohë, në të majtë vërehen lëvizje interesante. Edhe pse nuk e pëlqejnë një “desantim me parashutë” nga lart, disa deputetë fillimisht kanë shprehur dyshime, por më pas i kanë zbutur qëndrimet duke folur për simpati.
Puzzle po shkon drejt fazës finale. Ende mbetet e paqartë mënyra e këtij “desantimi politik”, por një element duket imperativ: koha.
Dhe koha duket se është tani, pikërisht në ditët që vijnë, kur mund të vijë lajmi që do të përpiqet të mbysë sokëllimat nga ajo që Edi Rama e quan “Stacioni i Trenit”./Pamfleti
Sa mire do ishte. Po Rama do vasal qe ti firmosin, nuk do intelektuale. Lea eshte profesore, gjithe ministrat injorant pa shkolle. Nuk bashkejeton dot Lea ne kete ambient te qelbur te Rames
A ka thënë Edi Rama që Rilindja është përtej të djathtës dhe të majtës? 'Po e ka thënë'. Partinë(Kryeministrinë) si pasuri private Edi Rama ja lë me testament Lea Ypit. Avokati dhe Noteri që lëshonë(zbardh) testamentin është Toni Bler.
Po kujt tia lere malokeve kanunore!? Doli maloku prej Kuksi ne TV e gerthiste mali esht i imi e kena katundi me kanun e nuk lejoj kend me shkel. O malok kari ne asnje shtet te botes nuk ka toke katundi e qyteti. Ka toke shteti e toke privati. Analizo ish byrone politike e ministrat e Enver Hoxhes, ishin te gjithe familje fisi e beljeresh e ai kodosh i coi ne pozite maloket deri te posti i rojes e policit. Nuk behet stan me lepuj e shpellare. Ne mitologjine Greke Moloku ka qene perendia e shpellave. Lexo nje esse te Ismail Kadarese qe e shpjegon bukur kete fjale per te bere lidhjen qe greket flisnin Shqip sa edhe emrat e perendive i kane ne Shqip. Po nuk hoqem zhulin e malookerise nga trupi e mendja nuk do bejme hajer kurre.
Malok është ai që ka tru maloku dhe jo ai që ka lindur në një vend të bukur e të pastër siç është mali apo kodra! Fatkeqsisht sëShqipëria ka shumë malokë që nuk dinë as të shprehen as të shkruajnë, e jo më të krahasohen me ata njerëz të penës që ia kanë ngritur pristigjin Shqipërisë ndër dekada e shekuj dhe shumica e tyre ishin nga pjesa veriore e malore e Arbërisë ose e Shqipërisë së sotme Besoj nuk ka nevojë t’ua kujtoj atyre të palexuarve: Pal Ëngjëllin Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën Migjenin, e pafund të tjerë Madje edhe Saliun që ju e quani shpellar është Profesor / Doktor me gjithcka të mbrojtur në Francë e nuk mundemi ne të diskutojmë njerëz që e bëjnë vendin tonë të rënditet në vendet me reputacion për njerëz të penës e të dijes ! Ka edhe pafund”malokë” të tjerë që nuk i përmenda ndjesë,por cfarë tu bëjmë malokëve analfabetë që janë me shumicë e po shtohen përditë në një vend ku arsimi ka degraduar dhe mënyra e komunikimit ka arritur në këto parametra të turpshëm krahinorë apo prejardhje Eh.. moj Shqipni e mjera Shqipni Kush të ka qit me krye në hi..? Analfabetizmiiii
Me mire kjo, apo Flamur Noka. Bravo Rames nese kjo eshte pasardhsja. Enveri deshtoi sepse nuk la klase te udhehiqte, Sala deshtoi se nuk la njeri ta zevendesonte, Rama ndoshta ja del. Me mire kete qe e pranon Europa apo keta katunaret qe si do as krahina ku kane lindur.
Kjo është e zgjedhur nga ish kryeministri anglez Blair, si pasardhëse e kryeministrit aktual të Shqipërisë....
Nese nje intelektuale i vihen ne sherbim planeve djallezore te km Rama per te lene nje pasardhes qe nuk merret me te apo me aferat e tij atehere Intelekti ka vdekur dhe interesi mbizoteron. Lea Ypi perfaqeson nje familje te madhe e cila ka qene kunder sistemit komunist dhe per rrjedhoje ka vuajtur pasoja te renda prej tij dhe venia ne sherbim te partise socialiste eshte shkelje e dinjitetit te saj dhe familjes qe ajo perfaqeson. Nese ajo do te donte te angazhohej politikisht vendi i saj duhet tw jene prane partise Demokratike e cila ne kete moment ka nevoje per gjak te ri dhe njerez me integritet
Ku e gjetet që Lea është ndër dhjete mendimtaret e kontinentit? Mos flisni broçkulla se dhe Ed Rama është ndër dhjete piktoret me të medhenj të kohës... Po pres Lean të marrë Çmimin Nobel per mendimin, owe çmimin Plato....
Cdo gje qe ben Rama e ben per te zezen e shqiptareve. (per lyerje fasadash eshte shume i zoti)
Kjo femer eshte rrezik kombetar dhe do ta provoje koha
Nuk përzjehet zj Lea Ypi në llumin e politikës shqiptare. Po erdhi, o do shkoj në gjurmët e Palloshit, o nuk vjen fare.
Me vjen vërtet shume keq, po vërtet shume keq qe opozita shqiptare, eshte kaq e dobet, kospiracioniste dhe e fiksuar me Sorosin. Kush është Sorosi mor shok? Ca jane kto gjera qe shkruani? Nje artikull qe nis me fakte dhe lavde dhe degradon ne konspiracion. Ore qeveria eshte e tmerrshme, por edhe opozita eshte po aq e tmerrshme. Dhe Lea Ypi nuk ka lidhje fare me kto deklarata qe juve beni, as per tu bere kryeministrja e nje qeverie teknike, asgje. Po aman mo te zinj, si nuk nxorret nje figure te re? Si nuk i jepni vetes pak dinjitet? Nje intelektuale si Lea, as nuk do ndyhej me flliqesiren qe eshte politika. Prandaj ka vendosur te bej teori mbi politiken, se politika e vertet, eshte e flliqyr, e korruptuar, e pangopur, e padrejt. Si majtas e djathtas jeni nje turp i madh! Dhe si media, akoma me shume.