TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Janar 2026, 09:36

Nga greva e urisë te përshkallëzimi i protestave, deputeti zbulon skenarët që do të ndërmarrë PD kundër Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Nga greva e urisë te përshkallëzimi i protestave, deputeti zbulon

Demokratët pritet të organizojnë protesta brenda janarit me qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama.

E ndërsa populli opozitar ftohet të krijojë bashkë me PD-në krijimin e një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, edhe deputetët demokratë pritet të intensifikojnë aksionin e tyre politik.

Deputeti Klevis Balliu tha për RTSH-në se nuk përjashtohet asnjë opsion, përfshi edhe grevën e urisë së ligjvënësve.

“Ne nuk përjashtojmë absolutisht asgjë. Ajo që mund t’iu them është që aksioni do të përshkallëzohet dhe çdo ditë që nuk reflektohet kërkesa, ultimatum i qytetarëve shqiptarë që është largimi i Edi Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike apo tranzitore, aksioni do të vijë vetëm duke u përshkallëzuar.

Në përshkallëzimin e këtij aksioni nuk mund të përjashtohet absolutisht asgjë”, deklaroi Balliu.

Për Balliun, vendi është në emergjencë. Ai thekson se dosjet e nxehta si ajo e Ballukut apo e AKSHI-t, dëshmojnë rënien e shtetit ligjor dhe sigurisë kombëtare, sikundër të zgjedhjeve.

“Ne sot kemi kryeqytetin që qeveriset nga burgu. Ne sot kemi zv/kryeministren, ministren e Energjitikës e cila kërkohet për t’u arrestuar dhe ajo mbrohet me pushtetin politik duke ndërhyrë dhe në hetime nga vetë Rama.

Ka shumë prova që ende nuk kanë dalë në lidhje me Ergys Agasin në relatë me aferën e AKSHI-t në të cilën është cenuar siguria kombëtare”, tha Balliu.

Për deputetin demokrat, fokusi i demokratëve është largimi i Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

protesta pd balliu

1 Komente

  1. N
    Nasi

    Eh cna ka gjet me keta debila. Do e kapi Viti i ri tjeter jashte dhe Rama do jete ne pushtet. Sa me shume kercenon ky, aq me shume do rrije Rama.

    Lini një Përgjigje