TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2026, 12:19

Arrestimi i Maduros, reagon Salianji: Shpresë për një agim të ri në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i Maduros, reagon Salianji: Shpresë për një agim

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Venezuelë, duke i cilësuar ato si një shpresë për ndryshim edhe në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Salianji shkruan se ngjarjet në Venezuelë tregojnë se regjimet që mbahen me krim, korrupsion dhe shtypje janë të përkohshme.

Më tej, demokrati tha se kur drejtësia ndërkombëtare lëviz, asnjë pushtet i ndërtuar mbi frikën nuk është i sigurt.

"Një agim i ri për Venezuelën, një shpresë e madhe për agim të ri në Shqipëri Për ata që thonë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë instrumente për të ndryshuar regjime kriminale, mjafton t’i hedhin një sy gangsterit të Venezuelës. Regjimet që mbahen me krim, korrupsion dhe shtypje mund të duken të forta, por janë të përkohshme.Kur drejtësia ndërkombëtare lëviz, asnjë pushtet i ndërtuar mbi frikën nuk është i sigurt.Edhe në Shqipëri, kush mendon se pushteti i mbështetur te bandat, manipulimi dhe kapja e institucioneve është i përjetshëm, gabon rëndë.Historia e regjimeve kriminale ka një fund të përbashkët: shembjen!", shkruan Salianji.

 

2 Komente

  1. S
    SHQIPE

    Bravo z Salianji shum te verteta se fundi eshte i perbashket ☝️????????????????

    1. F
      Faria

      O Salianj ai regjim që kërkon ti që priftë mballos dhe katundi të paguaj ka marr fund. Iku koha e ndyrsirave si Fazlliç, Taçi oil e mutra qënësh. Tani shiko përpara dhe hap sytë se është gjallë akoma kërma plakë

      Lini një Përgjigje