Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur ditën e sotme se së shpejti do organizojnë një tryezë të përbashkët me forca politike dhe faktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha th se kjo do të bëhet për të krijuar një front sa më të gjerë e të përbashkët, në betejën vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri kundër Edi Ramës.
Lideri i opozitës tha se do të bëhet gjithçka për zbatimin e ligjit antimafia dhe ligjit kundër korrupsionit. Në fund, ai tha se PD do të përpiqet të zbatojë standardet më të mira, më të forta që bëjnë të mundur që këto pasuri të shndërrohen në pasuri për publikun shqiptar.
"Së shpejti, ne do organizojmë një tryezë të përbashkët me forca politike dhe faktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare, pikërisht për të krijuar një front sa më të gjerë të përbashkët në këtë betejë vendimtare për fatin e demokracisë në Shqipëri kundër Edi Ramës.
Do bëhet gjithçka për zbatimin e ligjit antimafia dhe ligjit kundër korrupsionit. Ju garantoj që do përpiqemi të zbatojmë standardet më të mira, më të forta që bëjnë të mundur që këto pasuri të shndërrohen në pasuri për publikun shqiptar," tha Berisha.
Rama e Belinda bejne pall ariu, ti rri me tryeza.
Ky èshte mallkimi I Shqiperisè.. Njeriu qè vrau dhe ndau me qindra familje me lejimin e Firmave Piramidale Vrau kundershtarèt e tij politike brenda PD Vrau dhe armatosi gjithè popullin duke krijuar luften civile 1997 Vrau fèmije dhe familje ne Gerdec Vrau njerez mè 21 Janar Dhe pikerisht ky nèna e Mortjes flet per moral virtyt dhe padrejtësi Kur ky te mbylli sytè dhe te shkojè ne shtresat me te thella te erresires dhe vete ferrit do shpetoje Shqiperia.. Monsrer