TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Qershor 2026, 12:55

Londra i bashkohet protestave të diasporës, shqiptarët dalin në tubim kundër qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Londra i bashkohet protestave të diasporës, shqiptarët dalin
Pamje nga protestat në Londër

Pas protestave të organizuara në Itali, reagimet e diasporës shqiptare kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe në Londër.

Qindra shqiptarë u mblodhën në kryeqytetin britanik, duke mbajtur flamuj kombëtarë dhe pankarta, për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me situatën politike dhe zhvillimet në Shqipëri.

Tubimi në Londër u zhvillua paralelisht me protesta të ngjashme në qytete të tjera të Europës dhe Amerikës së Veriut, ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptare. Organizatorët e konsiderojnë këtë si një shprehje të pakënaqësisë së një pjese të diasporës ndaj politikave të qeverisë shqiptare.

Gjithashtu vijon protesta edhe në Milano dhe Firence të Italisë, ku shqiptarët janë bërë bashkë duke brohoritur njëzëri "Revolucion" dhe "Dorëheqje". 

Londra i bashkohet protestave të diasporës, shqiptarët dalin

Pamjet tregojnë pjesëmarrësit që mbajnë në duar flamuj kuqezi dhe pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”.

Protestuesit kërkuan më shumë vëmendje ndaj shqetësimeve të qytetarëve dhe theksuan se zëri i diasporës duhet të dëgjohet në debatet që lidhen me të ardhmen e vendit.

Protestat e zhvilluara në disa qendra të rëndësishme të diasporës tregojnë një angazhim të gjerë të shqiptarëve jashtë vendit ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Këto zhvillime vijnë në një kohë kur në Tiranë po mbahet dita e shtatë e protestës së nisur nga opozita, e cila ka denoncuar procesin zgjedhor të 11 majit dhe ka ngritur akuza për manipulim të votës. Në mbështetje të kësaj kauze, protesta janë organizuar edhe nga komunitetet shqiptare jashtë vendit, duke e shtrirë reagimin përtej kufijve të Shqipërisë.

Tubimet jashtë vendit po zhvillohen në disa qendra të rëndësishme ku jetojnë emigrantë shqiptarë, duke e kthyer protestën në një reagim të koordinuar të diasporës në vende të ndryshme të botës.

proteste londer

Lini një Përgjigje