TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Qershor 2026, 22:42

“Kemi pasur pak kohë për t’u përshtatur me skemën e trajnerit të ri”, Juljan Shehu zbulon ku ‘çalon’ kombëtarja

Shkruar nga Pamfleti
“Kemi pasur pak kohë për t’u përshtatur me
Juljan Shehu

Pas përfundimit të ndeshjes miqësore Shqipëri-Luksemburg, mesfushori Juljan Shehu foli për vështirësitë që po kalon skuadra në procesin e përshtatjes me idetë e trajnerit të ri, Maran.

Kur vjen një trajner i ri, natyrisht që ka idetë dhe vizionin e vet për lojën. Ai zgjedh lojtarët për formacionin dhe mënyrën se si skuadra duhet të luajë. Kemi pasur shumë pak kohë për t’u përshtatur me këto ide dhe me këtë vizion. Bëhet fjalë për dy skema krejtësisht të ndryshme nga ato që kemi përdorur më parë. Na duhet ende kohë për të luajtur sipas vizionit të trajnerit Maran”, deklaroi Shehu.

Duke folur për rolin e tij në ekip, mesfushori theksoi se interesi i tij kryesor mbetet suksesi i Kombëtares, pavarësisht minutave që aktivizohet në fushë.

Për mua ka rëndësi që të fitojë Kombëtarja, jo nëse luaj nga minuta e parë apo futem në lojë më vonë. Do të jap maksimumin tim për aq kohë sa do të jem në fushë”, u shpreh ai.

Shehu u shfaq optimist edhe për përgatitjet në prag të angazhimeve të ardhshme, duke besuar se skuadra do të nxjerrë mësime nga këto dy humbje.

Besoj se do të jemi gati për shtatorin. Koha nuk është e bollshme, por nga këto dy ndeshje kemi kuptuar se ku duhet të përmirësohemi. Shpresoj që të korrigjojmë gabimet dhe të paraqitemi më mirë në vazhdim”, tha futbollisti.

I pyetur nëse trajneri kishte mbajtur një fjalim pas ndeshjes, Shehu zbuloi se tekniku kishte ndarë vetëm disa komente të shkurtra me skuadrën.

Nuk pati ndonjë fjalim. Na tha vetëm dy ose tre detaje, të cilat preferoj të mbeten brenda dhomave të zhveshjes”, përfundoi ai.

juljan shehu mesfushori i kombëtares miqësorja me luksemburgun

Lini një Përgjigje