Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kritikoi ashpër politikat europiane të emigracionit gjatë një fjalimi në Normandi, ku u mbajtën ceremonitë përkujtimore për 82-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Duke folur në Francë, Hegseth tha se disa plazhe europiane po përballen sot me një “pushtim” të ri, duke iu referuar mbërritjes së emigrantëve në brigjet e Spanjës, Italisë, Greqisë dhe Bullgarisë.
“Fatkeqësisht, sot plazhe të tjera europiane po sulmohen nga ideologji të ndryshme dhe të rrezikshme. Në Spanjë, Itali, Greqi dhe Bullgari mbërrijnë varka dhe njerëz. Kur do të bëjnë diçka kryeqytetet europiane për këtë pushtim?”, deklaroi ai.
Komentet e Hegseth vijnë në një kohë kur emigracioni është kthyer në një nga temat kryesore politike në Europë dhe partitë që mbështesin politika më të ashpra kufitare po fitojnë terren në shumë vende.
Ai paralajmëroi gjithashtu se liria e fituar me sakrifica gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk duhet të merret si e mirëqenë.
“Njerëzit që luftuan dhe vdiqën këtu i rikthyen Europës lirinë. Kjo liri duhet të mbrohet nga brezi i sotëm i liderëve, përndryshe ajo për të cilën ata luftuan do të rezultojë e përkohshme”, tha Hegseth.
Deklaratat e tij pasojnë komente të ngjashme nga figura të tjera të administratës së presidentit Donald Trump. Vetë Trump ka kritikuar vazhdimisht politikat europiane të emigracionit, duke argumentuar se migracioni i pakontrolluar përbën kërcënim për të ardhmen e kontinentit.
Administrata Trump ka vendosur luftën kundër emigracionit të paligjshëm në qendër të politikave të saj të brendshme, ndërsa ka shtuar ndjeshëm arrestimet dhe operacionet e zbatimit të ligjit kundër emigrantëve pa dokumente në Shtetet e Bashkuara.
Ta dije mire ky mashtruesi, rri shtrembet e fol drejt se, Europen e cliroi Ushtria Kuqe. "Aleatet" nderhyne se Ruset, pasi i moren para hitlerianet, donin te dilnin ne Atlantik. Ferkuan duarte Amerikanet qe po coptoheshin Europianet me njeri tjetrin e pasi u telefosen, na nderhyne si triumfatore. Curchilli qe te gjitha pamjet i ka ne nje dore puron e cigares ne doren tjeter goten me whisky, ashtu si ajo moto ne kohen e qenit, ne njeren dore kazmen e ne tjetren pushken.
Mire i tha ai i varferi pasi ai qe i dha kalin te kalonte lumin ia permendi. Te kam dhjere kalin, dhe u fut ne uje deri ne gryke.
lane nom keta kukllat e trumpit
Mbajeni mend ky surrat do perfundije ne burg pasi te humbe pushtetin bosi i tij.