TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Janar 2026, 14:22

Berisha të hënën në SPAK, mesazh strukturave: Mobilizohuni për protestë para Prokurorisë së Posaçme! 

Shkruar nga Pamfleti
Berisha të hënën në SPAK, mesazh strukturave: Mobilizohuni
Sali Berisha

Për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” që i ka vendosur Apeli i GJKKO, ish-kryeministri Sali Berisha do të paraqitet ditën e hënë në SPAK.

Ndërkohë Partia Demokratike është mobilizuar që po në këtë datë në orën 09:30 të protestojë para ambienteve të SPAK.

Në mesazhin drejtuar strukturave thuhet se demokratët duhet të protestojnë për të mbështetur të drejtën, që sipas tyre është në anën e Sali Berishës.

“Të dashur miq. Ditën e Hënë ne ora 9:30 të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara  SKAP- it si vegël  në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët  politik ..Do jemi aty në   mbështetje të së drejtës, të ligjit  dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Prof Dr Sali Berisha… Ne ora 9:30 përpara selisë SKAP-it”, është ky mesazhi që u është dërguar strukturave të PD.

Kujtojme qe Sali Berisha është shprehur se do të zbatojë vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi atij masën “detyrim paraqitje”, ndersa theksoi se edhe këtë vendim do ta çojnë në Strasburg.

pd berisha spak

Lini një Përgjigje