Kapja e Maduros ngjall reagime në Tiranë...
Arrestimi spektakolar i presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga forcat amerikane ka shkaktuar jo vetëm një valë reagimesh ndërkombëtare, por edhe një trazim të dukshëm në Tiranë.
Të majtë e të djathtë, me stilin e tyre, kanë nxituar të interpretojnë ngjarjen e Venezuelës si një mesazh që u intereson vetë. PS thotë se mesazhi i Trump është për “non gratat” si Berisha. Opozita përgjigjet: fundi i Maduros është paralajmërim për Ramën.
Reagimi më domethënës i socialistëve erdhi nga Taulant Balla, që shpërndau një foto të arrestimit me mbishkrimin: "Non-grata i Venezuelës do të përballet me drejtësinë!”. Një thumbim i drejtpërdrejtë për Sali Berishën, që vetë SHBA e ka shpallur non grata për korrupsion madhor.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Petro Koçi, i cili e quajti kapjen e Maduros një ditë zie për gjithë “non gratat e botës, përfshirë edhe ato shqiptare”. Ai sulmoi ashpër opozitën që sipas tij po përpiqet të përfitojë moralisht nga operacioni amerikan, duke e quajtur “hipokrite”.
Ndërsa Elisa Spiropali u përqëndrua në aleancën strategjike me SHBA, duke përshëndetur “vendosmërinë e lidershipit amerikan” kundër regjimeve narko-terroriste dhe autoritare.
Por opozita ka bërë të sajën. Me një zë të unifikuar dhe me tone të forta, drejtuesit demokratë e kanë lidhur rrëzimin e Maduro-s me fatin që, sipas tyre, pret kryeministrin Edi Rama.
Sali Berisha përshëndeti ndërhyrjen e SHBA si një fitore për lirinë, por edhe një sinjal për “Ramaduron”, siç e quan ai Ramën. “Një diktator që mediat ndërkombëtare e krahasojnë me Maduron është në pushtet në Shqipëri”, shkroi Berisha.
Gazment Bardhi tha se mesazhi është i qartë për çdo regjim që mban pushtetin me krim dhe drogë: “Një pushtet i ndërtuar mbi kartelat shembet në një sekondë”.
Në të njëjtën frymë, Ervin Salianji deklaroi se shembja e Maduro-s është një agim i ri për Venezuelën dhe një shpresë për Shqipërinë, ndërsa Agron Gjekmarkaj tha se “koha e pandëshkueshmërisë po mbaron”.
Myslim Murrizi, si gjithmonë pa doreza, e përshkroi më ashpër: “Koha e çdo qelbaniku pushtetar është e shkurtër, fundi i çdo qelbësire është i njëjtë”.
Nga njëra anë PS përpiqet të përdorë Venezuelën për të sulmuar Berishën. Nga ana tjetër PD dhe opozita e lexojnë si një alarm për qeverinë e Ramës. Në të dyja rastet, duket se mesazhi i Trump ka rënë mbi Tiranë si një gur në ujë të qetë, duke nxjerrë në sipërfaqe frikëra të ndrydhura.
Tani të gjithë flasin për Venezuelën, por shohin nga pasqyrat e tyre. Dhe ndoshta kanë arsye. Sepse për herë të parë, në Tiranë po kuptohet se askush nuk është i paprekshëm, kur SHBA vendos të veprojë.
Reagimet
Taulant Balla: PHOTO OF THE DAY- Non-grata i Venezuelës do të përballet me drejtësinë!
Sali Berisha: Sot, dua t’i shpreh një përshëndetje të përzemërt Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për vendimin e tyre për të rrëzuar dhe arrestuar diktatorin e poshtër të Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe për ta evakuuar atë jashtë vendit në mënyrë që të përballet me drejtësinë që meriton.
Largimi i Maduros nga pushteti, nje diktator i lidhur me trafikun e droges dhe manipulimin e zgjedhjeve, eshte nje lajm i mire per te gjithe njerezit e lire ne bote, sidomos per popullin e Venezueles, qe ka vuajtur per kaq vite nen regjimin e tij.
Por është lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët po durojnë sundimin e klonit të tij në Shqipëri, njeriu që mediat amerikane dhe ndërkombëtare njësoj e kanë quajtur Ramaduro.
Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim i madh për opozitën shqiptare për të përmbushur detyrën e saj: të sjellë sa më parë largimin nga pushteti të një njeriu diktatori që i kapet autoritetit nëpërmjet votave të vjedhura, lidhjeve të tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjes së Populli shqiptar.
Petro Koçi: Kapja dhe deportimi i Maduros si përgjegjës për bashkëpunim me organizata të trafikut ndërkombëtar të drogës, për minim të demokracisë etj përbën një ditë zie për gjithë Non Gratat në botë, përfshi edhe ata që i përkasin Shqipërisë. Vrapi hipokrit i Non Gratës dhe i mbështetësve të tij për të përshëndetur aksionin amerikan nuk është varkë shpëtimi për të dhe fraksionin politik të cilit i përket.
Ndërkohë çdo përpjekje për të krahasuar Venezuelën me Shqipërinë mbetet një investim qartazi antishqiptar dhe antikombëtar. Maduro është nga të rrallët drejtues shteti që kanë akuzuar shqiptarët për protagonizëm në rrjetet ndërkombëtare të drogës dhe i vetmi politikan shqiptar që ka folur në të njëjtën valë me të ka qenë kreu dhe kolegu Non Grata i opozitës Sali Berisha. Maduro nuk ishte Grata, por një Non Grata! Një opozitë që bën sikur harron nuk është naive. Thjesht gënjen veten. Një parti që gënjen veten nuk ka kurrë të ardhme’
Ervin Salianji: Një agim i ri për Venezuelën, një shpresë e madhe për agim të ri në Shqipëri Për ata që thonë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë instrumente për të ndryshuar regjime kriminale, mjafton t’i hedhin një sy gangsterit të Venezuelës. Regjimet që mbahen me krim, korrupsion dhe shtypje mund të duken të forta, por janë të përkohshme.Kur drejtësia ndërkombëtare lëviz, asnjë pushtet i ndërtuar mbi frikën nuk është i sigurt.Edhe në Shqipëri, kush mendon se pushteti i mbështetur te bandat, manipulimi dhe kapja e institucioneve është i përjetshëm, gabon rëndë.Historia e regjimeve kriminale ka një fund të përbashkët: shembjen!'
Gazment Bardhi: Bota sot është më mirë se dje! Si gjithmonë falë SHBA-së! Narkoregjimi i Maduros mori sot goditjen e merituar, dhe sikurse paralajmëroi Presidenti Trump fatin e tij do të ketë çdo regjim i ngjashëm, që mban pushtet përmes karteleve të drogës për të shtypur e varfëruar qytetarët e tij. Pushteti është mjeti për ti shërbyer qytetarëve, jo për të ndërtuar perandori të rreme për veten, që shembet vetëm në një sekond. Mesazhi është i qartë dhe domethënës për këdo ka veshë të dëgjojë, edhe pse këto orë nuk kishte gojë për të folur!
Elisa Spiropali: Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.
Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.
Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës.
Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.
Agron Gjekmarkaj: Qeverisja ekziston për t’i dhënë dinjitet qytetarëve, jo për të ndërtuar mite personale pushteti. Kur pushteti kthehet në mjet shtypjeje, rënia e tij është vetëm çështje kohe”, shkruan Gjekmarkaj. Ai shton se sinjali nga SHBA-ja është i qartë për të gjithë: demokracia nuk mund të mbahet peng nga krimi, pavarësisht heshtjes së atyre që sot zgjedhin të mos flasin.
Deputeti i PD-së gjithashtu paralajmëron se aleancat me krimin nuk sjellin stabilitet, por shkatërrim. “Çdo regjim që zgjedh të mbijetojë duke shtypur zërin e lirë dhe duke u mbështetur te droga dhe korrupsioni, herët a vonë përballet me realitetin. Koha e pandëshkueshmërisë po mbyllet dhe përgjegjësia është e pashmangshme, sado vonë të vijë
Myslim Murrizi: Mund të vjedhësh, mashtrosh e nënshtrosh një popull fukara për një periudhë të caktuar duke blerë me para prona, konçesione dhe servilizëm të pështirë faktorin ndërkombëtar.
Por vjen shpejt dita kur të gjithë e kuptojnë që je një hajdut ordiner dhe fundërrinë e pistë, që ndryshe sillesh me ata që mendon se i ke poshtë vetes, e ndryshe kërkon të dukesh përpara atyre që nuk të pjerdhin dhe nuk të kanë në llogari as si frymor.
Koha e çdo qelbaniku pushtetar e politikani fundërrinë është shumë e shkurtër, edhe pse vuajtjet që mund t’ju shkaktojë qytetarëve të pamundur mund të jenë të mëdha.
Fundi i çdo qelbësire është i njëjtë, pavarësisht vendeve dhe shteteve që drejtojnë, kombësisë dhe gjuhës që flasin; se surratin e kanë të ngjashëm në pështirësinë e tyre të zgerdhyer për t’u dukur sikur qeshin. /Pamfleti
Politikanët shqiptarë janë një tufë e mjerë që duan të shfrytëzojnë çdo rast të thonë diçka, ndonëse askush nuk i dëgjon. Rob pa shtyllë kurrizore e pa dinjitet, që çdo ngjarje e interpretojnë në kontekstin e kotecit të tyre, si non-grata i sotëm ashtu edhe non-gratat e së nesërmes.
Hajdutet, kriminelet dhe autokratet te tipit Maduro, Rama, Berisha, Meta, Veliaj, Balluku, etj., etj., keshtu duhen arrestuar, te terhiqen zvarre dhe me pranga ne duar. Keta kane vjedhur dhe kane mashtruar popuj, kane vrare dhe i kane duart me gjak, kane shpopulluar shtetar nga vendelindja e tyre neper rruget e botes dhe kane vjedhur miliarda nga pasurite e popullit. Ky eshte nje skenar shume i bukur per tu bere shembull ne gjithe boten, tju tregoj se ku e kane vendin keta antikombetare dhe si duhet sjellur me ta. Klasa politike duhet te marre frike dhe te rrisi pergjegjesit kur del ne krye per te drejtuar nje popull. Ndryshe do vazhdoj situata sic po ndodh ne Shqiperi, ku tallet Rama me popullin per hajdutet e qeverise tij., te tipit Balluku, etj. qe ka bllokuar drejtesine dhe nuk e lejon arrestimin e saj por manipulon popullin me lojra fjales dhe gjykaten kushtetuse. Kur u arrestua Meta, avokatet e tij dhe te gjithe analistet, shperthyen dhe vazhdojn akoma neper studio televizive, ne mbrojtje te tij, se policia e kishte terheq prej dore, kur ai eshte nje hajdut dhe kriminel qe ka vjedhur miliardat e ketij populli fukara dhe ka vrare njeres. Ligji per keta lloj kriminelesh dhe hajdutesh duhet te forcohet sa me shume, ndryshe politika po behet cdo dite dhe me e rrezikshme per popujt dhe keta po transformohen ne autokrate qe vetem vjedhin pasurite e popullit, vrasin, vjedhin zgjedhjet dhe nuk e lene pushtetin, keta vetem plumbi i rrezon nga pushteti se me vote keta nuk i heq dot se keta i vjedhin dhe blejne ato, me leket e korrupsionit dhe shitjen e pasurive kombetare, tipik jane Rama dhe Berisha.
100% e tyre te stilt Maduro jane. Problemi eshte se neve nuk kemi rezerva nafte dhe kokaine e s'ka godet kush.
Bravo Murizi....zvarre i pafshim. Kame 35 vjete qe po na pine gjakun.