
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur pasditen e sotme në Shijak.
Policia ka reaguar lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme në Shijak, duke dhënë detaje paraprake për ngjarjen.
Sipas uniformave blu, rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve B.G. dhe E.B., ky i fundit ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin B.G.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, është rrethuar zona dhe kanë nisur kontrolle intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
I plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje