
Lëvizja "Shqipëria Bëhet" ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet një protestë masive para Kryeministrisë.
Përmes një njoftimi zyrtar, kreu i asaj Adriatik Lapaj shprehet se do të protestojë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.
Sipas Lapajt, kjo protestë vjen pasi Rama po drejton një sistem të korruptuar, ku vjedhjet dhe skandalet dalin kudo. Ai shton se kjo qeverisje ka lënë shqiptarët pa ilaçe jetike, duke e kthyer shëndetësinë në privilegj për ata që paguajnë.
"Ju pres të gjithëve, merrni të afërmit, kush nuk është dakord me hajdutërinë", shprehet Lapaj.
Ai thekson se ka rritur koston e jetesës, por pagat mbeten minimale. Në kuadër të kësaj, Lëvizja "Shqipëria Bëhet" kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, krijimin e një qeveri tranzitore me profesionistë të pavarur dhe një mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
“Nesër, e diel-ORA 12:00, protestojmë kundër Edi Ramës dhe qeverisjes së tij sepse:
1. Mbron publikisht Belinda Ballukun, pavarësisht fakteve dhe hetimeve për abuzime të rënda dhe keqpërdorim të fondeve publike.
2. Drejton një sistem të korruptuar, ku vjedhjet dhe skandalet dalin kudo ku ka hetime.
3. Ka lënë shqiptarët pa ilaçe jetike, duke e kthyer shëndetësinë në privilegj për ata që paguajnë.
4. Ka varfëruar pensionistët dhe i ka lënë me pensione që nuk mbulojnë as nevojat bazë.
5. Ka shkatërruar arsimin dhe të ardhmen e të rinjve, duke i detyruar të largohen nga vendi.
6. Ka rritur koston e jetesës, ndërsa pagat mbeten minimale.
7. Ka kapur institucionet dhe ka shkatërruar besimin te zgjedhjet e lira dhe demokracia.
– Dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës;
– Një qeveri tranzitore me profesionistë të pavarur;
– Mandat 12-mujor për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike”, shkruan Lapaj.
Llapaj, kolona e 5-te e klikes se vjeter qe na vodhen 35 vjet. Iku ky, i doli boja kellires