Përplasje mes Policisë së Shtetit dhe mbështetësve të Shqipëria Bëhet.
Policia ka ndërhyrë për heqjen e dy çadrave që u vendosën nga mbështetësit e Shqipëria Bëhet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa pati një tensionim të menjëhershëm të situatës.
Nga videot e publikuar në rrjet policët akuzohen për dhunë dhe provokime, ndërsa disa protestues janë shoqëruar nga uniformat blu.
“Ta harrojë Rama se do të ketë qetësi. Turp, turp”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve, ndërsa persona pa uniform, kanë ndërhyrë duke shoqëruar forcërisht disa prej protestuesve.
“Kriminela, turp të keni. 300 policë për të hequr dy çadra”, janë thirrjet e protestuesve, ndërsa të tjerë bërtasin “Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut”.
Tiku vish breke llastiku