TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2026, 12:59

“Kemi 27 ditë në shesh dhe nuk na ka çuar një ambulancë”, Lapaj: Hajduti Edi Rama duhet të largohet!

Shkruar nga Pamfleti
“Kemi 27 ditë në shesh dhe nuk na ka çuar një
Adriatik Lapaj

Protesta e lëvizjes qytetare “Shqipëria Bëhet” ka hyrë në një fazë përballjeje të hapur me qeverinë.

Nga sheshi përballë Kryeministrisë, Adriatik Lapaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si “njeriun më të korruptuar në botë” dhe duke e cilësuar regjimin e tij si “një sistem që tallet, vjedh dhe përçmon qytetarët”.

“Ne jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës! O hajdut, o hajdut, o hajdut!”, thirri Lapaj bashkë me qindra protestues, ndërsa iu drejtua qytetarëve me një pyetje retorike që ndezi sheshin: “A ia dha populli 83 mandatet që të na vjedhë, të na përdhunojë, të na tallë?”

Lapaj denoncoi faktin se për 27 net me radhë protestuesit kanë qëndruar në qiell të hapur, pa asnjë ndihmë mjekësore, pa çadra, pa kushte bazë, për shkak të pengesave nga policia. “Kemi 27 ditë që flemë në këtë shesh. Ata nuk na kanë lejuar të ngremë as çadra, ndërkohë që Edi Rama dikur e kishte mbuluar këtë bulevard me çadra për veten e tij”, deklaroi ai.

Duke i cilësuar qytetarët si të poshtëruar nga një regjim që i sheh si “numra”, Lapaj bëri thirrje për zgjim shoqëror: “Ne nuk mund të kemi frikë të jetojmë, të çohemi për fëmijët tanë, për prindërit tanë, për të mos u trajtuar si mbeturina. Shqiptarët nuk janë qenie biologjike; ata meritojnë të jetojnë me dinjitet”.

Adriatik Lapaj: Ne jemi të gjithë bashkë, jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen e njeriut më të korruptuar në botë, Edi Rama! Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut! Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut! Ai tha se ka 83 mandate. Le ta marrim se gjashtë ne ka fituar me dinjitet, që s'është e vërtetë. Dhe unë kam për ju një konstatim dhe një pyetje. A ia dha populli 83 mandatet që ta vjedhë? Që ta përdhunojë? Që ta tallë? Ato mandate sot kanë zero vlerë, sepse populli e di të vërtetën. Këta na vjedhin! Kjo është një betejë kundër frikës. Ju këtu jeni njerëz të lirë, të jeni publike të frikës. Dhe unë dua t'ju them për çfarë jeton njeriu. Për të ngrënë e për të shkuar, të bëjë nevojat biologjike?

Shqiptarët nuk janë thjesht qenie biologjike, janë njerëz që meritojnë të jetojnë me dinjitet. Kemi 27 ditë që flemë në këtë shesh. Regjimi i hajdutërisë së Edi Ramës, për turpin e vet, nuk ka kërkuar një orë, një ambulancë, edhe pse është protokoll i çdo vendi normal, të na bëjë një kontroll, të  na masë tensionin, të  na masë elementët e tjerë në gjak, sepse për ata ne jemi njerëz që nuk duhet të ekzistojmë, sepse ata na shohin thjesht si numra! 27 net në qiell të hapur, në të ftohtë, sepse ata nuk na kanë lejuar me bandat që janë inkorporuar në Policinë e Shtetit, të ngremë çadra, për të jetuar e protestuar me dinjitet. Dhe kush? Edi Rama, që këtë bulevard e shtroi të gjithin me çadra. Edi Rama! O hajdut, o hajdut, o hajdut! Edi Rama, o hajdut, o hajdut, o hajdut! Edi Rama, o hajdut! Por ne po e sfidojmë frikën. Ne nuk mund të kemi frikë të jetojmë. Ne nuk mund të kemi frikë që t'u themi, jeni hajdutë! Ne nuk duhet dhe nuk mund të kemi frikë që të çohemi për fëmijët tanë, që të mos ikin më nga ky vend. Ne nuk mund të kemi frikë që të çohemi e të luftojmë për prindërit tanë, që të mos trajtohen si mbetje, që t'i hedhin nga një kontener përfundimisht me bonuset e tyre. Ne jemi këtu për të vrarë frikën, për çdo të ri që duhet ta shohë të ardhmen në shtëpinë e vet, në atdheun tonë!

adriatik lapaj

2 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Për të gjithë ata që Edi Rama i përdor si letër higjenike , ka vetëm një kujdes: kush do ti sjell letrën higjenike për nevojën e radhës.

    1. T
      Trimi

      Llapa, po ik o derman tek gruaja, mos berrit kot, nuk di te genjesh siç duhet , o qen i Sorrosit.

      Lini një Përgjigje