TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2026, 16:11

Berisha ironizon Ramën: Nga sot podcasti ‘Flasim’ pagëzohet me emrin e ri “Heshtim”

Shkruar nga Pamfleti
Berisha ironizon Ramën: Nga sot podcasti ‘Flasim’
Rama dhe Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale mosreagimin e Kryeministrit Edi Rama ndaj arrestimit të Presidentit të Venezuelës, Nicola Maduro nga forcat speciale amerikane.

Rama nuk ka bërë asnjë reagim public lidhur me kapjen e Maduros, ndërkohë që anëtarë të kabinetit qeveritar dhe zyrtarë të tjerë të PS-së kanë reaguar duke përshëndetur operacionin e forcave speciale amerikane.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka sugjeruar me ironi ndryshimin e emrit të rubrikës së Ramës, duke theksuar se heshtja e tij flet më shumë se fjalët.

“Miq, nga sot podcasti i Edi Ramës ‘Flasim’ pagëzohet me emrin e ri ‘Heshtim’. Gëzuar emrin!”, shkruan Berisha.

berisha rama maduro

Lini një Përgjigje