TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2026, 17:22

“Stop terrorit ndaj protestuesve”, Berisha në mbështetje të Lapajt: Ramaduro urdhëroi dhunën

Shkruar nga Pamfleti
“Stop terrorit ndaj protestuesve”, Berisha në mbështetje
Nje protestues i dhunuar

Kreu demokrat Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje Adriatik Lapajt dhe aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, të cilët patën përplasje me forcat e policisë, në përfundim të një proteste të thirrur para Kryeministrisë.

Disa dhjetra forca policore ndërhynë dhunshëm ndaj protestuesve duke shkulur dy çadrat që ishin vendosur në bulevard, ndërsa disa protestues janë shoqëruar nga policia.

Lapaj akuzoi forcat e rendit për dhunë, madje thumboi edhe kreun demokrat, teksa duke iu drejtuar njerëzve me uniform iu tha: “ju doni atë që vjedh (Edi Ramën) dhe atë që ju vjen me molotov (Sali Berishën).

Por Berisha në reagimin e tij në rrjetin social e konsideron si terror sjelljen e policisë ndaj protestuesve paqësorë.

“Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor! Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë! Shqiptarët do të rezervojnë fatin e Maduros!”, shkruan Berisha.

 


 

berisha protesta lapaj

Lini një Përgjigje