TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Janar 2026, 22:20

Berisha: Mbështetja ndërkombëtare ndaj opozitës, thirrje për revoltë kundër narko-regjimit!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Mbështetja ndërkombëtare ndaj opozitës, thirrje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shprehet se qëndrimi ose largimi nga pushteti i kryeministrit varet nga reagimi i opozitës.

“Nëse e lejojmë ne, palloshi i gjatë qëndron edhe 12 vite në pushtet. Qëndrimi ose mosqëndrimi i tij përcaktohet nga reagimi ynë si opozitë. Do të ngrihemi dhe do të kemi mbështetje më të madh”, është shprehur Berisha.

Postimi i tij është shoqëruar me një mesazh, ku thekson se opozita gëzon mbështetjen e ndërkombëtareve.

“Mbështetja ndërkombëtare për opozitën shqiptare nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot. Prandaj, na takon ta shohim këtë mbështetje si një thirrje për revoltë kundër narko-regjimit”, shkruan Berisha.

1 Komente

  1. A
    Argita

    Ik zhduku ti njehere, o plere o qelbesire, pastaj te shikojme.

    Lini një Përgjigje