TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 18:07

PD mban Foltoren e ‘tretë’, militantët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti

PD mban Foltoren e ‘tretë’, militantët mblidhen

Partia Demokratike ka nisur protestën e saj të tretë para Kryeministrisë.  Militantët e opozitës janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, në kuadër të turit të tubimeve që kanë nisur dy javë më parë.

Kujtojmë se PD ka vendosur të mbajë çdo javë tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ashtu si herën e kaluar, edhe sot tubimi nisi pak pas orës 18.00 dhe pjesëmarrja është e përmasave jo të mëdha. Vetë PD e ka deklaruar se qëllimi i saj nuk është pjesëmarrja, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Ky skenar nisi pas asaj që PD e cilëson bllokadë në Kuvend. Opozita ka kërkuar komisione hetimore, interpelanca apo mocione me debat, por është refuzuar. Për këtë arsye, Parlamenti është zhvendosur te Kryeministria ku flasin përfaqësues të partisë, por jo vetëm.

Lini një Përgjigje