TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 15:12

Balluku në Kushtetuese, Rama: Nuk po i bëj presion gjyqësorit, ankimi për moscënimin e balancës mes pushteteve

Shkruar nga Pamfleti

Balluku në Kushtetuese, Rama: Nuk po i bëj presion gjyqësorit,

Ai tha se kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lënë atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme mes kufirit ndarës të pushteteve.

Një ankim për parime, e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama kërkesën në Kushtetuese për masën e sigurisë ‘pezullim nga detyra’ për Belinda Ballukun, e cila mban postin e zv.Kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

GJKKO me kërkesë të SPAK vendosi që Balluku të pezullohet nga detyrat qeveritare, pasi u mor e pandehur lidhur me tunelin e Llogarasë.

Por në videomesazhin e tij, Edi Rama shprehet se kjo ankesë nuk ka të bëjë me një individ, por me një ndërhyrje të një pushteti të pavarur sikundër është gjyqssori, në një tjetër pushtet të pavarur, sikundër është ekzekutivi.

Mesazhi i dytë i Ramës brenda 24 orëve, ndërsa nesër pritet që Kushtetuesja të marrë në shqyrtim ankimimin e bërë nga Qeveria, është një përgjigje edhe për pretendimet e kreut të PD-së, Sali Berisha, i cili u shpreh se nuk ka asnjë Opinion nga Venecia në rastet e pezullimit të funksionarëve nga detyrat e tyre, përfshi këtu edhe ministrat.

Duke iu përgjigjur Berishës që e akuzoi se gënjen për Venecian, Rama thotë se këneta nuk gjen dot një rast pezullimi të ministrit me vendim gjykatë në Europë.

Pavarësisht nga unë, na ne, nga ata që sot jemi dhe nesër s’jemi. Nëse pezullimi i një ministri nga një prokuror dhe gjykatës, do legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shtrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin, do krijonte precedent të rrezikshëm dhe kërcënues, sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj qeverisë, destabilizimit institucional do ndodhet diçka që është e panjohur në Europë.

Duhet të jesh krejt i verbuar nga urrejtja për ta kthyer dhe këtë konflikt kompetencash mes ekzekutivit dhe gjyqësor në një konflikt politik siç bëjnë për çdo gjë të mbyturit e kënetës. Hidhen përpjetë mbi llumin e tyre për të kapur nga dyert e prokurorisë ushqimin për opozitarizmin, në këtë rast nuk e tregojnë dot, një rast në Europë dhe botë po të duan, që u pezullonka anëtari i qeverisë me vendim gjykate. Nuk e gjejnë dot se nuk ka dhe nuk kanë se si dhe ku e nxjerrin. Pezullimi i një ministri me iniciativën e një prokurori dhe një gjyqtari është rrëmbim i kompetencës së kryeministrit.

De jure quhet pezullim, por defacto është një shkarkim që kryeministri duhet ta formalizojë meqë  e mendoi prokurori dh e vendosi gjykatësi me detyrim përcaktim. Të pezullosh një ministër nuk do të thotë të pezullosh një funksionar publik, por do të thotë të asgjësoj pa afat një autoritet me fuqi ekzekutive vendimmarrëse. Nëse ministri pezullohet, zv.ministri nuk e ushtron dot autoritetin ekskluziv që kushtetuta ia jep vetëm ministrit për të përfaqësuar sektorin edhe në këshillin e ministrave dhe për ti propozuar qeverisë vendime thuaje të përjavshme për sektorin", tha Rama. 

Ai tha se kjo është një betejë institucionale gjyqësore për të mos lënë atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme mes kufirit ndarës të pushteteve.

Dhe në vijim, Kryeministri thekson se mesazhi i tij nuk ka lidhje fare me presione ndaj Gjykatës.

“Presion gjykatës? Kryeministri nuk duhet të flas për një proces gjyqësor. Me një pjesë nuk jemi kuptuar. Prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen, a e dini se kush e ankimuar në Kushtetuese pezullimin e ministres?

E kam ankimuar unë si kryeministër dhe jo për individ një ministër që në këtë rast është edhe zv.kryeministër, por për parimin e moscënimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes në një pushtet të pavarur, e mos marrjes së kompetencave të kryeministrit dhe presidenti nga një prokuror e gjykatës. Unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt.

Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, por për balancën e pushteteve, për lirinë kushtetuese të kryeministrit për të vendosur për ekzekutivin dhe përbërjen e tij, të drejtën ekskluzive të parlamenti për të miratuar ose jo përbërjen e një qeverie”, tha më tej Rama.

 

Lini një Përgjigje