Shkrimi i Blushit mbi otomanizmin ndezi në panik rrjetin e propagandës turke, që mobilizoi portale, klerikë të lidhur dhe trupa online për ta sulmuar si armik të Perandorisë së vjetër...
Reagimet e dhunshme ndaj Ben Blushit pas analizës së tij mbi otomanizmin zbuluan një rrjet të mirëorganizuar neo-otoman në Shqipëri. Portale të financuara nga shërbimet sekrete turke, klerikë të lidhur me agjendën e Erdoganit dhe një ushtri llogarish fake u hodhën në sulm. Qasja e Blushit preku nervin e aparatit propagandistik që kërkon të mbajë gjallë mentalitetin perandorak, duke përdorur fenë si mekanizëm politik dhe si mjet presioni ndaj çdo zëri kritik.
Në momentin e parë, kur promovoi librin e tij “Jam Mysliman”, reagimet ishin të forta, por pati përpjekje të ruhej një kujdes. Ndërkohë, në shënimin ku Ben Blushi qasej te shërimi i Shqipërisë nga otomanizmi, shpërtheu ‘qelbi’ mbi sipërfaqe.
Sulmet ndaj tij ishin shumë më të egra sesa kur trajtonte fenë. Në të gjitha strofkullat ku ushqehet neo-otomanizmi në Tiranë dhe në viset shqiptare, ka pasur bombardim të artilerisë së rëndë alla-turka.
Emrat më të njohur të erdoganistëve shqiptarë që mbushin studio televizive publikuan çarçafët e tyre fletë-rrufe. Në rrjetet sociale u aktivizua një lukuni personazhesh realë dhe fake, të cilët i janë vërsulur Ben Blushit në faqen e tij dhe në hapësira të tjera virtuale.
Ishte një eksperiment sa argëtues për Blushin, që siç duket e kishte synimin të ndizte këtë mekanizëm, por edhe aq trishtues kur shikon kaq shumë shqiptarë që vazhdojnë të hanë bukën e turkut bashkë me turpin e braktisjes së kombit.
Një portal i krijuar dhe financuar nga shërbimet sekrete turke “gjeti” në kohë rekord një video të Ben Blushit kur ishte prefekt i Korçës, për ndonjë ceremoni të asaj kohe me personalitete ose një konsullatë greke. Dalja e papritur e këtij materiali arkivor nuk tregon gjë tjetër veçse ekzistencën dhe aktivitetin e shërbimit sekret turk në Shqipëri. Një media vendase, sado arkivë të pasur të ketë, nuk siguron dot një video të 25 viteve më parë në mënyrë kaq të shpejtë.
Një tjetër portal, po ashtu i paguar nga shërbimet sekrete turke, publikoi një breshëri pamfletesh kundër shkrimit të Blushit duke përdorur përbaltjen.
Justinian Topulli, polemist i hershëm, klerik i shkolluar dhe publicist aktiv, e akuzoi shkrimtarin për katër “krime të mëdha”, kur në fakt Ben Blushi thjesht kishte shkruar një koment mbi otomanizmin, duke theksuar se ai pushtim 500-vjeçar ka lënë një sëmundje të rëndë, si pasojë e së cilës kërkohet të mbahet me thonj gjithë ai mentalitet perandorak.
Pse duhet t’i djegë një muslimani shqiptar një mendim kritik për Perandorinë Osmane?
Pse duhet që një besimtar të urrejë një bashkëkombas që kërkon të mos glorifikohet një perandori e huaj?
Një musliman natyrshëm mund të pëlqejë vendet islame të Lindjes së Mesme, politikat e tyre dhe drejtuesit e tyre. Por këta që sulmojnë Blushin urrejnë edhe Muhamed Bin Salmanin e Arabisë Saudite, presidentin e Emirateve apo El Sisin e Egjiptit. Urrejnë edhe Indonezinë, shtetin më të madh musliman në botë me 290 milionë banorë. Urrejnë iranianët me 80 milionë sepse i quajnë “qafira shiitë”.
Duan vetëm Rexhep Taip Erdoganin, i cili drejton një republikë laike, jo një shtet me sheriat. Edhe kjo është paradoksale. Shpjegimi është i thjeshtë: kjo aradhë azapësh dhe bashibozukësh nuk janë gjë tjetër veçse numra në listën e strukturave neo-otomane të Erdoganit, i cili i paguan dhe i përdor që të mos shuhet zjarri i vjetër i perandorisë.
Turqia, megjithëse është shtet i fuqishëm, nuk e ka të garantuar soft power-in e saj, ndaj aparati neo-otoman e bazon influencën te besimi si mekanizëm i shpërlarjes së trurit. Jo besimi normal si marrëdhënie me Krijuesin, por një besim i përdorur si shtet i madh që kërkon të ribëjë mutesarifë, spahinj, çaushë dhe kajmekanë, duke shpërndarë fermanë, fatwa dhe prona. Këta otomanë shqiptarë duan kalifatin, jo fenë.
Pas këtij sulmi efikas të Blushit, qendra neo-otomane, e cila vepron me strategji të mirëfilltë, reagoi me kundërsulm. Duke përdorur një “dijetar besimtar”, hodhi në opinionin publik një manifest për “Shqipërinë sipas Kur’anit”. Një manifest i kobshëm, i shpërndarë në rrjet, që përdoret si levë ideologjike, por në thelb është një armë diversive për shantazh dhe presion, ashtu siç përdorin organizatat terroriste. Nuk doni kalifatin Osman? Merrni sheriatin teokratik./Pamfleti
Po ky buburreci i Like Meta legenit ku e ka strofken?
Pyes edhe Cuditem… Thua se ky njeri(Blushi)nuk e di se do kete polemika,krahasime kulturash,apo ky eshte ndoshta edhe i paguar nga ndonje large qofte qejfli i shtetit Bektashi,po citoje nje thenie edhe amanet i Ahmet Zogut. Mos u largo nga Turqia Nderto me duporte nga Italia Bej ligje me mbeshtetje nga Austria Kerko suport nga Gjermania. Ky Ben e di shum mire se ne jemi vertet ne gojen e ujqerve qe pake rreshkitje biem shpejte ne humnere,edhe pa suportin Turke nuk dalim dote siper…!!
Si do dalim nga goja ujkut!? Pse turqia na ruan qe të mos rrëshqasim në greminë!? Neootomanizëm! Turp mbas 113 vjetesh pavarsi akoma “Dum baba”. Mbetje turke kush e ka mendjen në Turqi!
Eshte shqetesuese te lexosh komentet!
Robt ku ti kene keta legena qe duan Turkun dhe enderrojne Europen. Cte besh kur ke akoma hoxhallare qe vdesin per Erdoganin. Ahhh Enver Hoxha vec per shuarjen e ketyre endrrave perandorake nuk do harrohesh. Jemi vec Shqiptare.
E forta eshte se shteti me i sakte qe kane pasur shqiptaret eshte ai i Zogut, i ndertuar nga elitat shqiptare te shkolluara ne akademite osmane. Dolen pastaj made in shqiptaret dhe rezultati eshte 50 vjet komunizem dhe 30 vjet korrupsion. Po fajtorin e kane te gatshem ta gjejne jashte vetes, edhe pas me shume se 100 vjeteve. Blushi e din mire kete, po si produkt komunist qe eshte nuk I ben përshtypje rrena. Me sa duket edhe nje pjese e mire e "inteligjences" shqipfolse nuk e ka per gje me rrejt, kur i leverdis. Komunizmi e ngriti pandershmerine, servilizmin, lajkat dhe i beri sistem mbijetese. I njejti mentalitet vazhdon edhe tani ne shoqerine shqiptare. I shesin veten dhe votat te me i forti