
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se para Kryeministrisë, opozita nuk do të largohet dhe do të qëndrojë në mbështetje të masave për drejtësi.
Berisha e cilësoi si një betejë vendimtare për të rikthyer votën e lirë dhe për të luftuar korrupsionin, duke akuzuar qeverinë se është pasuruar nga vjedhjet e jashtëzakonshme.
Ai theksoi se platforma para kryeministrisë është simboli i qëndrimit të tyre kundër një ‘autokracie elektorale’ që po rrënon vendin.
“Më vjen keq, ne jemi dhe do jemi në mbështetje të kësaj mase. Por unë nuk mund të them se do pranoj unë Belinda Ballukun si kryehajdute në tunelin e Llogarasë. Është Rama.
Prandaj ne ngulëm platformën para kryeministrisë. Nuk ikim ne nga andej. Jo, nuk ikim. Aty do jemi ne.
Ju them një gjë unë ju, ne këtë betejë e kemi vendimtare. Ta dijë çdo shqiptar se kjo është një betejë vendimtare sepse ne jemi në një autokraci, në një diktaturë autoritare apo autokraci elektorale, por në dallim nga disa autokraci elektorale të tjera, kjo ka fuqinë e pamasë, të jashtëzakonshme të drogës. Dhe po e rrënon vendin.
Ne nuk ikim. Ne kemi filluar analizën, do fillojmë analizën. Por i garantoj se tani strategjia jonë është betejë vendimtare për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë.
Pra, për ne Lubi Balluku është hajdutja më e madhe në historinë e Shqipërisë pas Edi Ramës dhe Lubia numër 2 është drejtoresha e kopshtit privat të Edi Ramës. Linda e AKSHI-t. Edhe ajo. Edhe ajo është, i ka falur Zoti motra siameze në vjedhje. Po Lubia ka pasur para sa asnjë ministër tjetër në historinë e shtetit shqiptar në 100 vite. Në dorë. Jo. Asnjë!”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje