Kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë për mediat dënoi skandalin “Balluku”.
Gjatë fjalës së tij, a tha se do të paraqesë dokumente e fakte për shqiptarët.
“Skandal madhor ndërkombëtar. Unë do paraqes dokumente fakte para shqiptareve, për aktin e paprecedent të Edi Ramës dhe Ballukut që ka bërë. Ka kryer një skandal ndërkombëtar. Dje Rama bëri mashtrim shqiptarëve dhe Europës dhe do ta dënoj me forcën më të madhe”, tha ai.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, në fjalën e tij për mediat, Berisha u ndal te gara për kreun e SPAK, ku tha se do të mbështesë çdo prokurorë që nuk ka lidhje me krimin.
“Janë katër kandidatë. Uroj që mos të jenë të lidhur me krimin si Altin Dumani. Mbështes çdo prokuror, çdo gjykatës, çdo hetues, çdo polic që ndjekin ligji. besimi im politik është Kushtetueseja dhe ligji.", tha kreu i PD.
Berisha nuk kurseu as sulmet nddaj Altin Dumanit ndërsa tha se drejtësia po përdoret si armë politike.
“Kemi pesë organizata të qendrës së djathtë që damkosin përdorimin e drejtësisë si armë. Kur një gjyqtar mbron një kriminel, është më i ligë se një qytetar që fsheh një krim. Çdo gjyqtar i ndershëm turperohet. Këta janë njerëzit e ligjit, që i paguani ju, qytetarët, me rrogat më të larta në Europë. Ne nuk i kemi votuar kurrë këta. Po flas për persona, sepse, absolutisht, ka njerëz të ndershëm, punëtorë, që kanë dëshirë të zbatojnë ligjin”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje