Zv.kryetari i Komisionit të Sigurisë, Klevis Balliu ka reaguar pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, duke e cilësuar situatën e rendit publik si të paprecedent.
Balliu thotë se vetëm në dy javë vendi është tronditur nga tre atentate mafioze, duke nisur me ngjarjen e rëndë në aeroport, e cila sipas tij ekspozoi depërtimin e krimit të organizuar në strukturat shtetërore.
Ai tha se ngjarja në Lushnje dhe atentati në Elbasan tregojnë “kolapsin e plotë të rendit dhe sigurisë publike”.
Balliu thekson se kartelët veprojnë me siguri të plotë sepse gjejnë garanci politike nga qeveria aktuale, të cilën e cilëson si qeverinë e tyre, të ngritur dhe të mbajtur me mbështetjen e botës së krimit.
"Dy javë, tre atentate mafioze. Aleanca e heshtur mes bandave dhe qeverisë e ka kthyer vendin në arenë dhune.
Atentati në aeroport ekspozoi depërtimin e krimit në institucionet shtetërore, pasuar nga ngjarjet në Lushnje dhe Elbasan, që tregojnë kolapsin e rendit publik.
Kartelët veprojnë të paprekshëm sepse gjejnë garanci politike. Kjo është qeveria e tyre, e ngritur dhe e mbajtur me mbështetjen e botës së krimit. Sot, jeta e qytetarëve është e pasigurt, sepse pushteti i Edi Ramës është shndërruar në mburojën kryesore të kartelëve", shkruan Balliu.
Lini një Përgjigje