TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 10:55

Çfarë di Ilir Meta për 21 Janarin? Berisha: Mund të dijë më shumë se unë, çfarë tregoi audio-përgjimi Prifti-Meta

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë di Ilir Meta për 21 Janarin? Berisha: Mund të

Kreu i PD-së, Sali Berisha u pyet në lidhje me kërkesën e Presidentit të PL-së, Ilir Meta për t’u pyetur si person në dijeni për 21 Janarin.

Berisha tha se Meta mund të dijë gjëra më shumë se ai. Ndërsa u ndal te audio-përgjimi Meta-Prifti, Berisha tha se instituti italian pohoi se ai ishte bërë copy-paste 28 herë dhe nuk ishte i vërtetë.

"Dje Rama i bëri një mashtrim të madh shqiptarëve dhe Europës, që unë do e dënoj me forcën më të madhe. Diella e shpartalloi Ramën. Çdo gjë që thotë të vërtetën, pranohet nga unë. Ia fshikullojë Edi Ramës dhe ia nxori të gjitha mashtrimet publikisht.

Nuk kam dijeni se çfarë gjërash di Ilir Meta më shumë seç di unë. Ajo ngjarje ka në bazë falsifikimin, manipulimin e një regjistrimi të ish-ministrit, të ndjerit Dritan Prifti, i cili për hir të së vërtetës mendoi se do më bënte presion, por unë i thashë sa të dalësh nga zyra bëje publike. Mendoj se Ilir Meta nuk ka më shumë gjëra për të sqaruar se unë. E çoi regjistrimin në Itali dhe ata deklaruan se ishte 27 herë copy-paste dhe mashtrimin e ka bërë Edi Rama.

Kryeprokurori i ri nuk është caktuar akoma, por ky që është propozuar nuk kam asnjë të dhënë. Nuk kam asnjë lloj preference dhe qëndrimi im varet nëse ka ose jo lidhje me krimin”, tha ndër të tjera Berisha.

Lini një Përgjigje