
Sali Berisha, kreu i PD-së, ka emëruar së fundmi ish-deputetin Xhemal Gjunkshi, në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare. Vendimi është firmosur ditën e sotme dhe bazohet në nenin 46 të Statutit të Partisë Demokratike.
Emërimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen në kuadër të forcimit të mëtejshëm të strukturave të rritjes së kapaciteteve profesionale brenda Partisë Demokratike.

Gjunkshi, diku një prej mbështetësve të Lulzim Bashës, iu bashkua primareve të thirrura nga Sali Berisha në 2025-in, ndërsa së fundmi ishte një nga pjesëmarrësit në takimin e iniciuar nga Ervin Salianji, me disa prej emrave që në zgjedhjet e fundit parlamentare rezultuan ndër më të votuarit nga lista e hapur e kandidatëve. Gjunkshi, i cili ka mbajtur pozicione drejtuese në Forcat e Armatosura, mori mandat deputeti gjatë periudhës që PD drejtohej nga Lulzim Basha.
Lini një Përgjigje