TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Dhjetor 2025, 16:16

Takimi i Salianjit trazoi PD-në, Alimehmeti zbardh prapaskenat: Është për të mirën e partisë!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Salianjit trazoi PD-në, Alimehmeti zbardh prapaskenat:

Takimi i Ervin Salianjit me më të votuarit e listave të hapura ka trazuar ujërat në selinë blu.

Në pritje të një takimi të radhës, Ilir Alimehmeti, një nga figurat që ishte pjesë e takimit të demokratëve më të votuar, thotë se kjo mbledhje vjen për shkak të mungesë së hapësirave në parti për të shprehur alternativën e rimëkëmbjes së PD-së.

Takimet tona janë të përditshme, jo vetëm një, janë shumë më tepër. Nuk ishte takim forumesh zyrtare, mbahet në një ambient neutral, një prej ambienteve kryesore të qendrës së Tiranës, rreth 100 metra nga selia. Ishin ftuar njerëz të votuar. Besoj se demokracia është nga poshtë lart, nga njerëzit e drejtë, përfaqësimi pastaj me organet që ata duan të krijojnë ose nga ata që duan të përfaqësohen, ishin ftuar njerëzit më të votuar në të gjithë qarqet, duke mos pasur deputetë.

Deputetët i kanë hapësirat e veta, ky grup nuk kishte një hapësirë ku të fliste e komunikonte, për situatën e zgjedhjeve, situatën pas zgjedhore, për të folur për çfarë dhe si mund PD të forcohet dhe të kthehet në një alternativë qeverisëse. Është një takim mes anëtarësh të PD për të mirën e PD dhe nuk kishte nevojë për komentime të llojeve të ndryshme, mbledhje normale, problematikat vumë re se janë të njëjta në të gjitha qarqet. Në mungesë të mbledhjes së Këshillit, me një anëtar të kryesisë Salinajit, i çohet fjala mbledhjes së kryesisë me disa prej propozimeve. Ndoshta prej urisë së madhe, pritshmërive të mëdha, u krijua kjo bujë. Nuk bëhet fjalë për fraksione, apo përçarje, por se si demokrat duhet të rregullojnë shtëpinë e tyre dhe të ngrejë kokën për tu kthyer në alternativë qeverisëse”, tha Ilir Alimehmeti.

Alihmehmeti tha se është e domosdoshme që këta individë të bëhen pjesë e analizës zyrtare që PD thotë se ka nisur, por pa një plan të qartë.

“Ne kërkojmë të mblidhet struktura drejtuese, të ftohen kandidatët që kanë qenë në garë, për analizën zyrtare. Janë kandidatët më të votuar, kanë njohuri të gjera të terrenit. Nëse këta nuk janë të pranishëm në grupi e punës, i bie që janë të pranishëm njerëz që në terren s’kanë qenë, a ekziston mundësia që faktet të mos jenë siç duhet në analizën zgjedhore, ekziston. Prandaj duhej të ftoheshin zyrtarisht, kanë kaluar 6 muaj nga zgjedhjet. Problematikat e ngritura a marrin zgjidhje, çohen në organet përkatëse, a ka pasur PD riorganizimin që pritej pas analizës zgjedhore? Raporti i ODIHR ka dalë, nga ky moment  e mbrapa a ka pasur lëvizje? Jo”, thekson Alimehmeti.

Alimehmeti shprehet se nevojitet riorganizim në Partinë Demokratike, në çdo lloj niveli, deri tek posti i kryetarit.

“Nevojitet riorganizim, mungesa e riorganizimit çoi në protesta shumë të vakëta. Situata e Ballukut është për të vënë duart në kokë, a ka kauzë më të fortë opozite për të pasur protesta të forta e të qëndrueshme. Kauza e PD është e drejtë, por ka të bëjë me organizimin dhe përfaqësim, PD çalon në këtë aspekt. Çfarë zgjidhim është pyetja, çfarë u diskutua dhe  a merr zgjidhje në kohë ajo çfarë po diskutojmë.

PD tashmë i ka nisur disa takime në bazë, por më shumë sesa analizë, po bën disa shpjegime sesi raporti i OSBE ODIHR i dha të drejtë pretendimeve të saj. Paralel me këtë zhvillime, zërat që kërkojnë analizë të plotë, shoqëruar me reflektim të lidershipit blu, po shtohen”, tha Alimehmeti për emisionin “Sot Live në Shqipëri”.

2 Komente

  1. kaci

    Zoti Alimehmeti duhet te kesh pak me shume respekt per te gjithe ata qe te votuan. More vota te shumta te demokrateve.Si ka mundesi qe i bashkohesh 8 janaristave qe me te gjitha mjetet dhe format na u kundervune ne qe ishim tek selia me 8 Janar,Na dermuan me xhamat qe i thyen nga brenda selise, na dermuan me shkop bejsbolli e se fundmi na helmuan me gaz.Ndoshta ju nuk keni qene atje ne 8 Janar, por ne qe ishim nuk ja falim asnjerit 8 Janarin.Per te miren e Partise kontributin mund ta japesh ne Parti ne keshillin kombetar dhe jo neper skuta e kthina si urithet.

    1. V
      Vasfi Balliu Respekte

      BRAVA DOKTOR ALI MEHMETI

      Lini një Përgjigje