TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 19:27

Pas Ramës, edhe Berisha sfidon Kushtetuesen; udhëzon degët të mbledhin firma për Florian Binajn

Shkruar nga Pamfleti

Pas Ramës, edhe Berisha sfidon Kushtetuesen; udhëzon degët

Edhe pse e përshëndeti në media vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Sali Berisha duket se po ecën në të njëjtën linjë me Edi Ramën, i cili ka udhëzuar strukturat të vijojnë punën. PD ka dal në mbështetje të Florian Binajt dhe janë udhëzuar degët që të nisin të mbledhin firmat në mënyrë që ai të regjistrohet në KQZ si kandidat i pavarur.

Mesazhi i PD për strukturat

Përshëndetje të nderuar

Më poshtë gjeni hapat dhe afatet për regjistrimin e kandidatëve të pavarur.

KANDIDAT I PAVARUR

Firmat duhen mbledhur sipas formatit Model-KQZ-04-01 bashkëlidhur.

Kujdes:

1 Formulari mbushet me shkronja KAPITALE vetëm nga zgjedhës që votojnë në atë zonë zgjedhore;

2 Për çdo zgjedhës që mbush formularin duhet edhe kopje e kartës së identitetit;

3 Formularët me firmat duhet të plotësohen para datës 19 tetor 2025.

Për Bashkinë TIRANË duhen mbledhur 7700 firma dhe Kopje Karta ID.

KZAZ

ZAZ me numër çift kanë kryetarin në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve dhe ZAZ me numër tek kanë Sekretarin i cili duhet të jetë jurist.

Ju lutem të dërgoni brenda ditës së sotme emrat e anëtarëve të KZAZ (banorë të Bashkisë Tiranë) me kopje të diplomës, Çertifikatë Personale dhe Formularët e Konfliktit të interesit (Model KQZ-4-31 dhe Model KQZ-4-32 bashkëlidhur) për anëtarin e KZAZ.

Duhet filluar puna urgjent për mbledhjen e firmave pasi afatet janë shumë të ngushta.

Lini një Përgjigje