TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 18:50

“Berisha, armik i ligjit dhe Kushtetutës”, Bejko: Saliu nuk do zgjedhje në Tiranë, e di që i ka të humbura

Shkruar nga Pamfleti

“Berisha, armik i ligjit dhe Kushtetutës”, Bejko: Saliu nuk do

Analisti Roland Bejko, theksoi se Partia Demokratike nuk ka asnjë shans të fitojë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Ai tha se kjo është arsyeja se pse Sali Berisha nuk ka ndonjë interes që të mbanë zgjedhjet në Bashkinë më të madhe të vendit

“Berishës nuk i intereson që të ketë zgjedhje në Tiranë. Shanset i ka zero për të marrë Bashkinë e Tiranës, ndërsa PS është e organizuar dhe ka ende atë entuziazmin e zgjedhjeve të përgjithshme. Kanë entuziazëm, sepse janë në pushtet. Berisha në historinë e tij nuk është dalluar si perona që respekton ligji dhe Kushtetutën. Ai nuk respekton as statutin e partisë. Ai nuk fiton dot”, tha ai në një intervistë për “AbcNews”.

Ai komentoi dhe dyshen tjetër të aktorëve politikë, si Agron Shehaj dhe Adriatik Lapajn, të cilët janë shprehur se do të mbështesin kandidatin e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës. Sipas tij, ata braktisën elektoratin e tyre dhe po dëshmojnë se me marrëveshjen e fundit për Bashkinë e Tiranës konfirmuan se janë “instrumente” të kontrolluara nga Sali Berisha.

Si Shehaj, si Lapaj, këta kanë qenë instrumente në duart e Berishës të nxjerra para zgjedhjeve. Me qëllim që të gjithë ata fluks votash që ishin anti-Berishë, të binin në duar të kontrolluar, Para zgjedhjeve thanë se ne jemi parti të reja dhe përfaqësojmë vizion të ri, duke refuzuar ofertën e Sali Berishës, ndërsa disa muaj më vonë ata u ulën dhe bën marrëveshje.  Sali Berisha ia dogji kandidatin Shehajt”, tha ai.

Analisti Bejko theksoi më tej se Florjan Binaj nuk është kandidat i pavarur, siç pretendon opozita.

Të thuash se FlorjanBinaj është i pavaruar, këtë s’e  pranon njeri. E shoh krejt të pashpresë. Nuk është i provuar dhe nuk e dimë sa aftë është të menaxhojë bashkinë e Tiranë”, tha ai.

Lini një Përgjigje