
Kryetari i PD, Sali Berisha në një prononcim për mediat nga selia blu pasi Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet e 9 Nëntorit në Tiranë, deklaroi se Rama tashmë është i tmerruar.
Sipas tij, Veliaj i ka hapur luftë kryeministrit dhe ky i fundit është frikësuar për shkak të gjërave që Veliaj di për të.
“Ne kemi paraqitur kërkesën për impeachment. Zoti Begaj është i padenjë, jo për postin e Presidentit, por me dosjet që i rëndojnë është skllav i akteve të tij kriminale me plaçkitjen e pronave të ushtrisë, me Edi Ramën. I lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste.
Çfarë po ndodh në këtë mes? Është betejë për jetë a vdekje e Edi Ramës, frikë dhe tmerr nga Erion Veliaj. Pse e ka frikë dhe tmerr? Sepse Erion Veliaj di më shumë se çdo shqiptar tjetër për Edi Ramën”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje