
Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë reagimin e parë pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë Tiranë më 9 Nëntor, pas ankimimit të bërë nga kryebashkiaku i shkarkuar Erion Veliaj.
Berisha tha se gjykatësit, sipas tij, “mbrojtën Kushtetutën nga armiqtë e tyre, horrat e shtetit”.
Në nisje të fjalës së tij, Berisha sqaroi se Florian Binaj do të mbetet kandidati që do të mbështesë PD dhe opozita në çdo moment që do të zhvillohen zgjedhjet e pjeshme në kryeqytet.
"Sot, gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, të kushtetueshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve, të cilët mbrojtën kushtetueshmërinë dhe Kushtetutën nga armiq të tyre për të mos thënë një fjalë tjetër që edhe mund të mos e them nga horrat e shtetit.
Unë jam para jush dhe jam personi që tre ditë para se Edi Rama të shpalosë skenarin e tij iu paralajmërova se do të veprojë në këtë mënyrë dhe se do të anashkalojë GJK me pretendimin e turpshëm, banal e vulgar se Këshilli i Ministrave qenka noteri i këshillit bashkiak.
Këtë mund ta bësh vetëm atëherë kur nuk me ligj as moral dhe respektin më minimal për shtetmn por vërsulesh nfaj gjykatës kushtetuese. Ndaj besoj se me këtë vendim i bën një shërbim vendit, rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit por nuk kanë turp sepse nuk do të vepronin kurrë atyre që shkelmuan kushtetutën edi ramës presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues.”, tha Berisha.-u shpreh Berisha për mediat.
Lini një Përgjigje