TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 14:12

Bllokohen zgjedhjet në Tiranë, Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit!

Shkruar nga Pamfleti

Bllokohen zgjedhjet në Tiranë, Kushtetuesja pezullon dekretin e

Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Veliajt për pezullimin e dekretit...

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e parakoshme të Tiranës të caktuara më datë 9 nëntor. Kjo pasi Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës në Kushtetuese. 

Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Gjykatën Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Në argumentet e saj, Kushtetuesja shprehet se sipas nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577/2000, të ndryshuar, Gjykata, kryesisht ose me kërkesë të palëve, kur vlerëson se zbatimi i ligjit ose aktit mund të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërore, shoqërore ose të individëve, sipas rastit, me vendim të Mbledhjes së Gjykatës ose në seancë plenare urdhëron pezullimin e tij.

Sipas kësaj dispozite, së pari: subjekti që kërkon pezullimin e një akti duhet të provojë prekjen e interesave shtetërore, shoqërore ose të individëve, si dhe pasojat e pariparueshme që do të sjellë zbatimi i aktit; së dyti: shqyrtimi i kërkesës mund të bëhet nga Gjykata përpara ose në seancë plenare.

Mbledhja e Gjyqtarëve, pasi mori në shqyrtim pretendimet e kërkuesit në mbështetje të kërkesës për pezullim, vlerësoi se në rastin konkret ajo ndodhet në kushtet e parashikuara nga neni 45 i ligjit nr. 8577/2000.

Në vlerësimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve zbatimi i dekretit të Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve vendore vetëm për Bashkinë e Tiranës, do të sillte pasoja të pariparueshme në drejtim të të drejtave të të zgjedhurit vendor (kërkuesit), për sa kohë çështja gjyqësore për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

"Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 45, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykates Kushtetuese të Republikës së ndryshuar dhe nenit 27, të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës, njëzëri. VENDOSI:

1. Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 350, datë 01.10.2025 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore" për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë. Tiranë, më 09.10.2025", thuhet në vendim.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi datën 9 Nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të këtyre bashkive. Qytetarët e 6 bashkive, Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, do të drejtoheshin drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre. 

Por, me vendimin e Kushtetueses, kjo do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen.

Teksa për 5 bashkitë nuk ka pasur asnjë mëdyshje apo pengesë, për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ka pasur shumë diskutime bazuar në intepretim të përcaktimeve në Kushtetutë.

Në bashkitë e Beratit, Tepelenës dhe Matit, zgjedhjet zhvillohen për shkak të largimit të kryebashkiakëve si pasojë e kandidimit përkatësisht të Ervin Demos, Tërmet Peçit dhe Agron Malaj në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit nën siglën e Partisë Socialiste, ku fituan edhe mandatin e deputetit.

Ndërkohë që Ermal Dredha dha dorëheqjen si kryebashkiak i Vlorës dhe Andis Salla u largua nga Cërriku pasi mori detyrën e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. /Pamfleti

kushtetuesja pezullon dekretin e presidentit

Dokumenta bashkëngjitur

2 Komente

  1. L
    Lira

    Jane ligje qe vete I kane qendisur, prandaj duhen respektuar sido qe te jete puna, nuk ka rruge te meme, ose zbatim, ose ndryshim ligji. Ligje te pastudiuara gjithandej copy paste ligjeve Te vendeve Te tjera, pa pike interpretimi dhe pershtatje. Ju pafshi hajrin Tani....

    1. D
      Dnalor Iriven

      Ne gjithe boten demokratike ligji ben Maliqin, ne Shqiperi Maliqi ben ligjin...!!!

    Lini një Përgjigje