TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 12:27

“Ky është Pelesh-parlamenti”, Berisha: Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën!

Shkruar nga Pamfleti
“Ky është Pelesh-parlamenti”, Berisha: Seanca u mbyll sapo
Kreu i PD, Sali Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas ndërprerjes së seancës plenare të ditës së sotme, duke e quajtur Kuvendin “Pelesh-parlament” dhe akuzuar maxhorancën për frikë e mungesë transparence.

Sipas tij, e vetmja arsye pse u mbyll seanca ishte denoncimi që ai bëri ndaj kryeministrit Rama dhe disa prej ministrave lidhur me çështjen “Aruba” dhe kontaktet me kartelet kriminale.

“Ky është Pelesh-parlamenti, unik në historinë e tij. E turpshme. Këta kanë frikë dhe tmerr dhe votojnë me shpejtësi të rrufeshme. A kuptuat ju gjë se pse u ndërpre dhe u votua në shpejtësi të rrufeshme? E vetmja gjë që ndodhi është denoncimi im për Arubën. Këto fjalë si të ishin thika apo bajoneta detyruan Peleshin të mbyllë Parlamentin. Ky është de fakto asgjësimin i Parlamentit.

Interpelanca është një e drejtë kushtetuese. 10 orë debat të parashikuara, këta mbyllin Kuvendin. Ky është një turp. Ne o të vijojmë, kemi vepruar në përputhej të plotë me rregulloren”, u shpreh Berisha jashtë Kuvendit.

 

Lini një Përgjigje