Koçiu e cilësoi Berishën si “njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në gjithë politikën”, i cili sipas saj me gjuhën e tij të urrejtjes ka sjellë situatën e krijuar, teksa opozita i kërkoi dorheqjen pasi ajo hoqi përgjegjësinë nga vetja pas vrasjes së tronditi vendin.
Ditën e sotme Kuvendi e nisi seancën plenare me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, i cili u vra mesditën e së hënës, 6 tetor, gjatë seancës në sallën e gjyqit.
Ky moment nderimi, u pasua me një sërë debatesh të forta mes opozitës dhe mazhorancës, për plot 2 orë. Edhe pse ishte rëndë dakord për më shumë se 10 orë diskutimi, seanca u mbyll me tensione, teksa mazhoranca miratoi me votat e saj, katër raporte të institucioneve, për aktivitetin e tyre gjatë vitit 2024.
PD e PS u përfshinë në debate të ashpra dhe fyerje për shkak të vrasjes së sigurisë gjyqtarit Astrit Kalaja dhe sigurinë e në institucionet e drejtësisë, debat që çoi në mbylljen e seancës brenda 2 orëve ndërsa pengoi prezantimin e raporteve të 4 institucioneve.
Opozita akuzoi dy 2 ministrat, Albana Koçiu dhe Besford Lamallari, duke kërkuar dorëheqjen.
Dështimi për mbrojtjen e gjyqtarëve, për ta, duhet të shoqërohet me dorëheqje të menjëhershme.
Në vrazhdën e këtij debati kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, deklaroi se ministrja e Brendshme, Albana Koçiu është “mashtruese publike”, për reagimin ndaj vrasjes së gjyqtarit.
Pas kësaj deklarate, ministrja Koçiu shpërtheu ndaj kreut të opozitës se është njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë.
“Tani u bë e qartë se kush ka qenë nxitësi i gjuhës së urrejtjes dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në gjithë këtë politikë parlamentare. Meqenëse ju dëgjova të gjithëve dhe kishit merakun e njoftimit tim zyrtar. Gjuha e përdorur sikur unë kam mashtruar, është shkelje. Ju e dini shumë mirë se nëse do të kishte përgjegjësi një polic, sot do të ishte në arrest. Policia e Shtetit ka kryer veprimet e veta në përputhje të plotë ligjore”, tha ajo.
Ndërkohë Berisha hodhi akuza ndaj ministres së Brendshme, Albana Koçiu për të cilën tha se është mashtruese, referuar deklaratës së saj pas vrasjes së gjyqtarit Kalja se KLGJ kishte kërkuar policë për ruajtjen e sallave.
“Pas zisë së gjyqtarit tregoni se fytyrat i keni masaka dhe maskat fytyra. Sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik, dhe asnjë nuk mund të mbrojë një mashtruese publike të denoncuar nga KLGJ. Ajo urrejtje është për drejtësinë, jo për individi. I ka provuar shqiptarët nga e drejta e procesit ligjor, sot sipas organeve kërkon 15 vite për një vendim. Është drejtësi që për mungesë të vendimeve ka krijuar raste vetëgjyqësie”, tha Berisha.
Më tej pas replikave të Flamur Nokës me ministren, Niko Peleshi i hoqi të drejtën e fjalës deputetit demokrat për ditën e sotme.
Seanca përfundoi dhe me propozim të grupit të PS kaloi direkt në proces votimi. Sipas socialistëve, demokratët abuzuan duke kërkuar fjalën për procedurë dhe kërkuan miratimin e katër projekt-rezolutave për katër institucionet e pavarura që do të duhet të raportonin sot në seancë: ERE, ERRU, AKEP dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Vendimi i socialistëve u kundërshtua nga opozita, e cila kërkon vijimin e debatit parlamentar. “Të kërcënoi Taulanti dhe kalove në votim? Nëse nuk e mban dot presionin, ik nga karrigia dhe lëre Taulantin”, ishte reagimi i Gazment Bardhit ndaj Niko Peleshit gjatë procesit të votimit.
Ketu askush nuk mban pergjegjesi. Ne vend qe te rrijne koke ulur, te pranojne paaftesine e tyre, te nderojne indirekt nje njeri qe eshte ekzekutuar ne institucion, aq me teper gjyqtar i larte, behen agresive arrogant. Keta nuk dine ku jane. Dhe nuk eshte rastesi.
Albana bravo e ke thene shume mire,problemi eshte se atje jini minimumi nja njeqint te peshtire, perfshi edhe ty.