TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Tetor 2025, 17:40

Presidenca reagon për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë: Respektojmë vendimin e Kushtetueses!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenca reagon për pezullimin e zgjedhjeve në Tiranë:

Kushtetuesja pezulloi dekretin deri në shpalljen e vendimit final...

Presidenca ka reaguar pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese ditën e sotme, duke pezulluar zbatimin e dekretit lidhur me zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.

Bajram Begaj vendosi që më 9 nëntor të kemi zgjedhje në 6 bashki, përfshirë edhe Tiranën.  Vendimi i tij ngjalli debate pasi, Veliaj e kishte ankimuar në Kushtetuese shkarkimin dhe sipas avokatëve të tij, në bazë të nenit 110 të Kushtetutës, zgjedhjet quheshin të pezulluara.

Juristët e Presidentit argumentuan se shkarkimi nuk ishte bërë në bazë të nenit 110 dhe sipas tyre, ankimim duhej bërë në Gjykatën Administrative. Veliaj ju drejtua sërish Gjykatës duke kërkuar pezullim të dekreti dhe më pas rrëzim. Kushtetuesja sot vendosi pezullimin e tij sa i takon Tiranës. Vetë Presidenca shprehet se do ta zbatojë këtë vendim.

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, thekson Presidenca.

Në datën 31 tetor do ta mbahet seanca e parë mbi padinë e Veliajt dhe do të duhet të shohim nëse do të kemi vendim atë ditë apo jo. Sipas Kodit Zgjedhor, Begaj do të duhet të shpallë një datë të re nëse Kushtetuesja lë në fuqi shkarkimin e Veliajt. Nëse jo, atëherë nuk ka zgjedhje në Tiranë.

 

1 Komente

  1. B
    Bashkimi

    hahahahaaha. Ku o lomi tani mer lale? Po ky kryeministri emigrant nga behet? Bastard

    Lini një Përgjigje