TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 17:01

PS sfidon Kushtetuesen dhe udhëzon strukturat të vijojnë fushatën në Tiranë; dikton edhe vendimin final

Shkruar nga Pamfleti

PS sfidon Kushtetuesen dhe udhëzon strukturat të vijojnë

Edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi sot pezullimin e dekretit të presidentit, Bajram Begaj, mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Partia Socialiste i ka shpërndarë një mesazh të brendshëm degëve të saj në kryeqytet, duke i udhëzuar të vijojnë përgatitjet për fushatën.

Partia Socialiste e udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama, duket se nuk ka ndër mend që t’i bindet vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezulimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese vendosi sot pezullimin e dekretit të presidentit, Bajram Begaj, mbi zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Partia Socialiste ka shpërndarë një mesazh të brendshëm degëve të saj në kryeqytet, duke i udhëzuar të vijojnë përgatitjet për fushatën.

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor,” thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.

PS sfidon Kushtetuesen dhe udhëzon strukturat të vijojnë
Njoftimi për datën e seancës

Pavarësisht kësaj, pjesë më skandaloze është fakti që PS-ja dikton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Me një bindje të plotë dhe pa asnjë lloj dyshimi, në mesazhin për struktuarat e PS-së, thuhet se vendimi do të merret me datë 31-tetor.

Madje fakti që ata kërkojnë që fushata të vijojë, tregon se në PS janë të sigurt që vendimi i Kushtetueses do të jetë në favor të tyre.

Por pavarësisht kësaj, pretendimi se zgjedhjet e 9 nëntorit nuk preken, është i rremë nga ana e PS-së. Kjo për vetë faktin se pezullimi i Kushtetueses ka efekt të menjëhershëm dhe automatik, duke e bërë të pamundur vazhdimin e çdo procedure zgjedhore në Tiranë derisa të ketë vendim përfundimtar.

Ndërkohë që më 31 tetor 2025, Gjykata do të shqyrtrojë plotësisht ankimin e Veliajt kundër shkarkimit të tij nga detyra. Vendimi final i kësaj seance do të përcaktojë nëse shkarkimi ishte i ligjshëm apo jo. Nëse shkarkimi shpallet i paligjshëm, Veliaj do të vazhdojë detyrën dhe zgjedhjet mund të anulohen plotësisht; nëse konfirmohet shkarkimi i tij, Presidenti do të duhet të caktojë një datë të re për zgjedhjet./Pamfleti

5 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Një katundar ikte natën në një rrugë mes përmes një pylli.Ecte dhe këndonte.Përball takon një katundar tjetër që edhe Ai e kishte patur një porosi dhe po kthehej në shtëpi. Ore pse këndon Ti i tha shokut, Ty para tre ditësh të ka vdekur nëna. Po këndoj që nëse më del njeri përpara të më marë për trim. Këta hiqen si trima dhe duan të japin mesazhin: që GJ.K në seancë plenare do tu jap të drejtë . Zgjedhjet do bëhen kur duam Ne, Ju e dini Ne i komandojmë gjykatat, ndaj shtrëngoni radhët pas Kandidates.Edhe po ra dikush 'heroikisht' nga dosjet në SPAK s'ka gajle, një bie mijra ngrien.

    1. b
      besa

      Ps nuk eshte makineri votash. Eshte makineri parash ,ofiqesh,intrigash, matrapaze votash, banditesh. Eshte krijuar nje sistem aq i flliqur i qelbur ku eskorta me leke, eskorta me kriminele, eskorta me zyrtare te korruptuar leshohen si ulkonjat duke bere presion, duke blere vota, duke nderhyre ne regjistrin e gjendjeve civile etj. Kjo eshte PS e Edi Rames. Me pare nuk ka qene e tille. Kjo gje i ben arrogant te papergjegjshem. Dhe ti shihesh ne podiume duke u ngrefur, se mendoj e qe lluksi qe se kane patur kurre i ben me te bukur. Por brenda te gjithe nxijne te gjithe jane ca njerez te keqperdorur te dhunuar percudnuar tredhur rrahur qe ne femijeri. Shikoni parakalimet ne Asamble.

      1. O
        O pika qe s'u bie

        E kuush e pjerdh Kushtetusen? Jepi gjigant.

        1. A
          A

          Këta janë plehu organik i Shqipërisë

        2. e
          endrit

          Nje tufe maskarenjsh qe sa me shume kohe kalon me shume vota vjedhin me parane e tyre te piset. E shkaterruan kete vend me kete lloj skeme kaq primitive qe po irriton te madh e te vogel ne kete vend.

          Lini një Përgjigje