TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 15:29

Gjyqtarët kërkesë qeverisë: Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, salla e mbledhjeve të marrë emrin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarët kërkesë qeverisë: Astrit Kalaja të shpallet

Pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të gjykatës së Elbasanit, gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë kanë dalë sot me një deklaratë të unifikuar.

Deklarata u lexua nga gjyqtarja Albana Boksi, e cila në emër të gjithë trupës gjyqësore, u shpreh qartë: “Politika duhet të ndalë gjuhën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe sistemit të drejtësisë. Ndërsa KLGJ-ja duhet të bëjë detyrën, pa vonesa, pa heshtje, pa frikë.”

Ndërkohë ajo kërkoi që gjyqtari të shpallet “Dëshmor i Atdheut”.

Në kujtim të gjyqtarit të rënë në krye të detyrës, Astrit Kalaja, kërkojmë:

-Njohja e statusit “ Dëshmor i Atdheut” gjyqtarit Astrit Kalaja.

-Salla e Mbledhjeve të Gjyqtarëve pranë godinës së KLGJ të marrë emrin e të ndjerit gjyqtar Astrit Kalaja”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje