TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Tetor 2025, 14:40

“Duan të ndërtojnë fabrikë municionesh në truallin tonë”, banorët në Kodër Babrru denoncojnë kompaninë 'KAYO'

Shkruar nga Pamfleti

“Duan të ndërtojnë fabrikë municionesh në

Banorët e Kodër Babrrusë në Tiranë kanë bërë një denoncim për kompaninë “KAYO”.

Ata denoncojnë se kompania “KAYO” (kompani prodhuese armësh), po kërkon t’u marrë tokat për të ndërtuar një fabrikë municionesh në atë zonë.

Bëhet fjalë për një truall i cili në kohën e monizmit ka qenë repart ushtarak. Por banorët deklarojnë se trualli ka qenë tokë e tyre përpara se të ndërtohej reparti ushtarak në atë zonë në kohën e komunizmit.

Dritan Dervishi tha për “News 24” se toka ka qenë pronë e familjes Dervishi me hipotekë, e blerë me napolona ari në vitin 1929, për të cilin thotë se disponon edhe dokumente.

“Kjo pronë ka qenë repart ushtarak në vitet e komunizmit. Përpara se të ndërtohej ky repart ushtarak kjo ka qenë pronë e familjes Dervishi me hipotekë, e blerë me napolona ari në vitin 1929, për të cilin unë disponoj dokumente. Të gjitha dokumente me vulë në vitin 1929. Ndërkohë kemi marrë dhe dokument të freskët fare të kadastra digjitale. Vërtetim pronësie e para vitit 1946, përpara reforma agrare…Ça është ky KAYO, ta dimë ne ça është ky. Si të vijë firma KAYO të ndërtojë te toka jonë dhe ne të presim të thotë ik e merru me shtetin. Si do merrem me shtetin unë kur unë jam pronar. Hipoteka më ka kthyer përgjigje që unë jam pronar. Si do merrem me shtetin. Unë se njoh fare atë. Unë njoh dokumentin zyrtar që thotë që unë jam pronar legjitim. Si do iki unë, ku do iki”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje